Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Policia e Matit ka dhënë detaje për ngjarjen e orës 14:00 të ditës së sotme.
Në një njoftim për media, Policia e Komisariatit Mat bën me dije se pas njoftimin që në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna armë, policia ka shkuar në vendngjarje.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi Kujtim Koxha 51-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M. H., si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A. H., E. A., dhe H. B.
Shtetasit E. A. dhe H. B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.
Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.
Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.
Forca të shumta policore janë në ndjekje të autorit.