Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Vuçiç nxehet për shqiponjën e Shaqirit dhe Xhakës, paralajmëron Thaçin: E shohim nesër në Bruksel...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar për simbolin e shqiponjës që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë gjatë festimit të golave kundër Kombëtares së tij.
Vuçiç është përpjekur të japë mesazh bashkimi për kombin e tij, të cilët e shohin veten gjithnjë e më shumë jashtë Kupës së Botës, ndërkohë që shqiptarët e Zvicrës dhe Kroacia kanë avancuar drejt kualifikimit.
“Kombi ynë është i bashkuar. Ne nuk i fyem, nuk treguam urrejtje. Serbët ishin të guximshëm sepse kanë dashuri të madhe për atdheun. Ndërsa ata që na urrejnë, treguan vlerat e tyre me gjestin që bën. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe, nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë ta duam ekipin tonë”, ka thënë Vuçiç.
Vuçiç ka paralajmëruar se këtë çështje do e ngrejë edhe në takimin me presidentin Hashim Thaçi në Bruksel, ku do të vijojnë dialogun midis dy shteteve.
“Këtë rast do e shohim nesër në Bruksel. Gjithkush duhet të luftojë në fushën e tyre”, është shprehur presidenti serb.
Ditën e djeshme ai kritikoi gjithashtu disa prej futbollistëve kroatë që festuan fitoren ndaj Argjentinës me këngë anti-serbe.
Federata Serbe kërkon dënimin e Xhakës dhe Shaqirit: Do protestojmë në FIFA
300 shqiptarë dhe serbë rrezikuan përplasjen në Shtutgart pas fitores së Zvicrës