Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Flokët konsiderohen si ‘gjysma e bukurisë’ së çdo femre, dhe si të tilla ato duan përkujdesjen e tyre.
Floku i gjatë dhe mbi të gjitha i shëndetshëm është ajo çfarë të gjithë e dëshirojnë, por ka disa zokone të përditshme që ndikojnë negativisht në rritjen e flokut.
Disa nga gjërat që duhet t'i korrigjojmë në lidhje me kujdesin ndaj flokëve.
- Gabimi që bëjnë shumë vajza është larja e shpeshtë e flokut, sidomos kur është i yndyrshëm. Këshillohet që flokët të lahet maksimumi dy herë në javë, duke qenë se larja e tepërt i dëmton. Flokët e yndyrshëm trajtojini me uthull molle, ose përdorni pak pudër bebeje për të reduktuar yndyrën.
- Me dëshirën për t’i rritur, shumë prej nesh nuk i presin flokët. Ky është një zakon i gabuar, sepse prerja e rregullt çdo muaj diku tek 1-3 cm do të ndikojë tek rritja e tij. Kur nuk i prisni, flokët dëmtohen dhe ndalojnë rritjen natyrale.
- Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi edhe ushqimit të shëndetshëm, pasi produkte të caktuara ndikojnë shumë në rritjen e flokëve. Këshillohet të konsumoni produkte me përmbajtje hekuri, kalciumi dhe magnezi.
- Një tjetër gabim është edhe furça e flokëve, e cila nëse nuk është cilësore, mund ta dëmtojë flokun duke e këputur.
- Gjithashtu, këshillohet të aplikoni edhe maska të ndryshme rigjeneruese, të cilat i japin shkëlqim, forcojnë dhe zgjasin flokun. Vaji i kokosit dhe vaji i arganit janë gjithashtu të dobishëm, por në mungesë të tyre mund të përdoni edhe vajin e ullirit. Masazhojeni mirë në mënyrë që të rrisni qarkullimin e gjakut dhe maska të ketë më shumë efekt. Kujdesuni që të shmangni sasinë e tepërt në pjesën e rrënjëve, sepse përbën rrezik për shtimin e yndyrës.