Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Zbardhen 5 rregullat kryesore të vetting-ut për politikanët: Kuvendi përjashtohet nga procesi; do ketë mbikëqyrje ndërkombëtare
Partia Demokratike ka zbardhur sot në mbrëmje pesë rregullat kryesore të vetting-ut për politikanët. Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka shpërndarë një video që tregon në mënyrë të përmbledhur hapat kryesorë të këtij procesi.
E rëndësishme është se nuk do të jenë politikanët që do të bëjnë vetting-un e njëri-tjetrit, por ai do të realizohet nga profesionistë të pavarur nga politika. Gjithashtu, ky proces do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare dhe do të jetë krejtësisht i pavarur nga vetting-u në drejtësi.
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend projektligjin që do i hapë rrugë hetimit të gjithë politikanëve në Shqipëri, por kjo po kundërshtohet me forcë nga mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama.
5 rregullat kryesore të vetting-ut për politikanët:
- Vetingun e politikanëve NUK do ta bëjë politika, NUK do ta bëjë Kuvendi.
- Struktura e vetingut do të përbëhet nga PROFESIONISTË TË PAVARUR nga politika.
- Vetingu i politikanëve do të ketë MBIKQYRJE NDËRKOMBËTARE.
- Vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht I PAVARUR nga ai i drejtësisë.
- Vetingu i politikanëve do të jetë I THJESHTË dhe TRANSPARENT si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.