Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Zbardhet plagosja me armë në Vlorë, policia arreston edhe pronarin e lokalit
Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Rilindja”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Arsen Gërbi 51 vjeç.
Nga të shtënat, ai ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia deri tani ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në këkrim, ndërsa në pranga ka rënë pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.
“Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “Rilindja”, ku brenda ambienteve të një lokali mbeti i plagosur më armë zjarri shtetasi A.G., 51 vjeç, strukturat e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, organizuan punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se autori, shtetasi T.B., ka shkuar në ambientet e lokalit të shtetasit Vladimir Nuhaj dhe ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.G., si dhe i ka marrë një shumë lekësh.
Në përfundim të hetimeve paraprake Policia ka bërë shpalljen në kërkim dhe po punon për kapjen e autorit, shtetasit T.B..
Gjithashtu është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Vladimir Nuhaj, 51 vjeç, banues në Vlorë.
U krye arrestimi i tij pasi nuk e ka kallëzuar krimin, ka penguar në zbardhjen e ngjarjes, si dhe në lokalin e tij organizonte lotari të palejuara.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasit T.B., për veprat penale “Vjedhja me armë”, dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, si dhe në ngarkim të shtetasit Vladimir Nuhaj për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”, të parashikuara nga neni 140, 89, 300, 301 dhe 197 të Kodit Penal”, sqaron policia e VLorës, një ditë pas ngjarjes.