Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Zhdukja e gazetarit/ Biznesmeni anulon investimin 1 mld euro në Arabi; Trump kërcënon me 110 mld dollarë
Arabia Saudite po përballet me presione të fuqishme pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Gazetari hyri më 2 tetor në konsullatën e Arabisë në Stamboll dhe nuk doli më prej andej. Autoritetet turke dyshojnë se Khashoggi është vrarë brenda ambienteve të konsulatës, por autoritetet saudite e mohojnë diçka të tillë.
Ndërkohë që hetimet vijojnë, biznesmen të fuqishëm nga e gjithë bota po tërhiqen nga bashkëpunimet me Riadin.
Miliarderi britanik Richard Branson tha se do të ndërpresë marrëdhëniet e biznesit me qeverinë saudite për shkak të zhdukjes së Khashoggi. Branson dhe grupi i tij Virgin kanë pezulluar bisedimet me Arabinë Saudite për një investim prej një miliard dollarësh në kompanitë hapësinore të Virgin. Ai tha gjithashtu se do të largohet nga roli i tij si drejtor i dy projekteve turistike saudite.
"Nëse vërtetohen ato që thuhen se ka ndodhur në Turqi rreth zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi, atëherë kjo do të ndryshonte qartë aftësinë e cilitdo prej nesh në Perëndim për të bërë biznes me qeverinë saudite", tha Branson.
Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i kompanisë Uber, Dara Khosrowshahi, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konferencën Iniciativa e Investimeve në të Ardhmen (Future Investment Initiative-FII) që do të organizohet më 23-25 tetor në Rijad të Arabisë Saudite nën kujdesin e princit Mohammed bin Salman.
Më herët, sponsorizimin mediatik në këtë konferencë e kanë tërhequr edhe gazetat prestigjioze amerikane New York Times, Huffington Post dhe Los Angeles Times.
Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ai kërcënoi Arabinë Saudite se do të pezullojë marrëveshjen e armëve prej 110 miliardë dollarësh.
Jamal Khashoggi është gazetar kritik i qeverisë saudite dhe princit Salman. Ai ka drejtuar gazeta të rëndësishme në Arabinë Saudite dhe së fundmi ishte opinionist në Washington Post.