Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Zv. ambasadori amerikan ka një mesazh para largimit të tij: Sot e besoj më shumë se ditën e parë të ardhjes në Shqipëri
Zv. ambasadori amerikan David Muniz para largimit të tij nga Shqipëria ka dhënë një mesazh publikisht.
Muniz, në një video të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane, shprehet besimplotë se Shqipëria do të zhvillohet në të ardhmen.
“Keni klimë të mrekulleshme, natyrë të mrekullueshme, keni aq shumë burime që mund të zhvillohen, keni njerëz të mrekullueshëm dhe më e rëndësishmja, që e shprehin veten në mënyrë krijuese dhe tregojnë aftësitë të cilat unë mendoj se do e bëjnë këtë vend një parajsë të vogël këtu në Adriatik. Mezi pres që në të ardhmen të rikthehem dhe të shoh të gjithë zhvillimet dhe të gjitha gjërat që do të ndodhin, sepse çdokush e di që ky vend do të bëhet i mrekullueshëm. Si shqiptarë, kjo është në dorën tuaj për t'u bërë e mundur dhe mendoj se shqiptarët po e kuptojnë se ata mund ta arrijnë këtë gjë dhe unë mendoj se do ia dalin dhe vërtet mezi pres ta shoh të realizuar”, deklaron ndër të tjera Muniz.
Për më shumë ndiqni videon e publikuar nga Ambasada Amerikane:
“Kam besuar gjithnjë se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur… Asgjë nuk e ka ndryshuar mendimin tim, dhe sot besoj akoma edhe më shumë sesa kur mbërrita për herë të parë, që ky vend ka një të ardhme shumë të ndritur”. Zv. Ambasadori David Muniz largohet nga Shqipëria me fjalë premtuese. Shihni mesazhin e tij të plotë për Shqipërinë dhe shqiptarët”