Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Zyrtari i PPE-së i jep mbështetje Shqipërisë: Është e rëndësishme hapja e negociatave
Përgatitja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE do ta rigjallëronte unionin, ndërkohë që Shqipëria mbetet partnere e fuqishme dhe e përkushtuar e BE-së, shkruan për ‘Euractiv’ Andrey Kovatchev, anëtar i djathtë i Parlamentit Europian, i cili përfaqëson Partitë Popullore Europiane, njëkohësisht zëvendëskryetar për Politikën e Zgjerimit dhe Mesdheut për këto parti si edhe raportues i EPP-së për Malin e Zi.
”Europa po përballet me sfida që kërcënojnë ta dobësojnë atë, ndërkohë që brenda BE-së duhet të marrim masat për të reformuar dhe forcuar unionin. Zbatimi i reformave të nevojshme për të përgatitur gjashtë vendet ballkanike që të anëtarësohen në BE do ta rigjallëronte unionin”, – shton Kovatchev.
”Një strategji gjithëpërfshirëse zgjerimi për BE-në, që njeh dhe vlerëson vendet ballkanike, që kanë përparuar drejt qëllimit të tyre euro-atlantik, është e vetmja mënyrë për të ndërtuar një Europë më të fortë dhe më të bashkuar. Ne kemi nevojë të tejkalojmë pengesat që ndajnë Europën dhe të punojmë drejt një axhende pozitive për të bashkuar”, – thekson ai.
”Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor është një objektiv i rëndësishëm i presidencës bullgare. Si vend ballkanik ne kuptojmë rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve të BE-së me vendet tona fqinje. Në prill KE rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Unë besoj se një zhvillim i tillë do të sigurojë njohjen, kaq shumë të nevojshme, të progresit që ka arritur ky vend dhe do të ndihmojë Shqipërinë të ruajë ‘momentumin’ aktual për reforma”, – thekson Kovatchev.
”Komisioni Europian ka theksuar specifikisht për rastin e Shqipërisë se ky progres do të jetë vendimtar për shtetin e së drejtës. Vendi duhet të vazhdojë të shënojë rezultate konkrete dhe të prekshme në pesë prioritetet e lidhura me reformën. KE ka vlerësuar Shqipërinë për zbatimin e reformës”, – shton ai.
”KE ka përgëzuar Shqipërinë për zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse dhe të thellë në sistemin e drejtësisë. Procesi i verifikimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka filluar dhe tashmë po jep rezultate të prekshme dhe pozitive. Shteti i së drejtës, drejtësia dhe të drejtat themelore kanë rëndësi prioritare për procesin e zgjerimit të BE-së nëse duam të arrijmë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Europë. Është në interesin e BE për të modernizuar ekonomitë dhe shoqëritë e Ballkanit Perëndimor, duke i bërë ato më të begata dhe të qëndrueshme”, – shkruan Kovatchev.
”Është thelbësore që t’u japim mbështetje të plotë autoriteteve shqiptare për të vazhduar me ritmin që kanë arritur deri më tani në programin e reformës. Për më tepër, në lidhje me politikën e sigurisë, Shqipëria mbetet plotësisht në të njëjtën linjë me të gjitha pozicionet dhe deklaratat e përbashkëta të politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe njihet si një partner i fuqishëm dhe i përkushtuar i BE-së në këtë drejtim”, – shkruan për euractiv.com Andrey Kovatchev, anëtar i Parlamentit Europian, i cili përfaqëson Partitë Popullore Europiane, njëkohësisht zëvendëskryetar për Politikën e Zgjerimit dhe Mesdheut për këto parti si edhe raportues i EPP-së për Malin e Zi.
Bushati takime në Francë, por nuk merr garanci për hapjen e negociatave