Flash News

E-TJERA

Protesta Thumanë-Kashar, banorët: Do ta çojmë çështjen në SPAK, qindra biznese që janë bllokuar

Protesta Thumanë-Kashar, banorët: Do ta çojmë

Është mbajtur sot protesta e nëntë banorëve të zonës se Krujës dhe Fushë-Krujës në rrugën Thumanë-Kashar.

Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë të shumta në numër, në përpjekje për të bllokuar sërish qarkullimin e automjeteve në autostradën e re, në shenjë proteste duke kërkuar hyrje-dalje në autostradë. Ata kanë thënë se do ta çojnë në SPAK çështjen e mungesës së aksesit në autostradë. 

“Ne e kemi tepër të nevojshëm aksesin në autostradë. Pa ketë akses, bizneset tona do të falimentojnë.

Do ta çojmë në SPAK çështjen e mungesës së aksesit në autostradë”, kanë thënë banorët.

Ndërsa protestuesit vazhdojnë protestën, policia ka ndërhyrë, duke liruar autostradën për shoferët.

"Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë. Mua biznesin ma kanë ndarë në dy pjesë. Nuk kemi rrugë për të shkuar në punë. Le ta bëjë me pagesë, por vetëm duam hyrje-dalje në rrugë. Ne ketë gjë duam", tha një protestues tjetër. 

Të fundit