Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në Kroaci 1 km rrugë ndërtohet me 1.2 mln euro, këtu ndërtohet me 8-fishin

Berisha: Në Kroaci 1 km rrugë ndërtohet me 1.2 mln euro,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’ denoncoi diferencat e mëdha në koston e ndërtimit të rrugëve mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit dhe Evropës.

Ai dha shembuj konkretë, duke theksuar se në Kroaci, një kilometër autostradë ndërtohet me 1.6 milionë euro, ndërsa në Shqipëri, rrugët si Shëngjin-Velipojë ndërtohen me tetë herë më shumë kosto. Sipas tij, ky disproporcion lidhet me korrupsionin e përhapur dhe oreksin për vjedhje të qeveritarëve, të cilët e bëjnë varfërinë në Shqipëri shumë më të lartë se në vendet fqinje si Kosova, Maqedonia dhe Serbia, të cilat kanë nivele më të ulëta ryshfeti.

Berisha: Miqtë e mi, po si mundet, si mundet që varfëria, rreziku i varfërisë për shqiptarët të jetë 15 pikë më i lartë se sa për maqedonasit, 17 për serbët dhe malazezët.

Po mor miq, po. Sepse Kosova e ka shkallën e ryshfetit 5 herë më të ulët se sa Shqipëria. Sepse Maqedonia e ka shkallën e ryshfetit 5 herë më të ulët se Shqipëria. Sepse Shqipëria vjedhjen, ryshfetin e ka në çatinë e botës.

Kjo sepse Kosova, Maqedona, Serbia ndërtojnë rrugë me çmime që përcaktohen nga kostoja e ndërtimit. Kurse në Shqipëri rrugët ndërtohen nga oreksi i hajdutëve.

Në qoftë se, një autostradë në Kroaci, do ta përsëris këtë, por duhet përsëritur ama, se kur shikon se në Kroaci, vend anëtar i BE, me standarte europiane ndërtimi që zbaton, aplikon manualin e ndërtimit të BE-së, ndërtohet 1 km rrugë të autostradës Beli- Manastir 27 metra e gjerë me 1.6 milionë euro. Kurse në Shqipëri rruga Korçë-Ersekë ndërtohet me 5 mln euro. Rruga Shëngjin-Velipojë ndërtohet me 8-fishin e rrugës në Kroaci.

A nuk del këtu pra, se çmimet që paguani ju të dashur qytetarë nuk i përcakton kostoja e ndërtimit, por i përcakton oreksi i pangopur i këtyre të babëziturve që vjedhin ditë, që nuk ngopen kurrë së vjedhur ju qytetarëve.

Të fundit