Flash News

Rajoni

“Dhoma gazi për shqiptarët”/ Thirrje raciste në prani të kryeministrit Mickoski në Maqedoni

“Dhoma gazi për shqiptarët”/ Thirrje raciste në prani

Thirrje raciste anti-shqiptare janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në sallën e sporteve në Kumanovë, në kohën kur po zhvillohej ndeshja kualifikuese e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Thirrjet dyshohet se kanë ardhur nga tifo grupi i quajtur Kumani. Edhe pse thirrjet raciste anti-shqiptare dëgjoheshin qartë, autoritetet e pranishme në sallë nuk ndërhyri për t’i ndalur.

“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri Maqedoni nuk do të zhduket. Maqedoni, e pastër. Maqedoni e pastër. Maqedoni e pastër” –  thërrisnin një pjesë ë tifozëve në tribunë.

“Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” ishte një tjetër thirrje që brohoritej nga tifozët si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke iu referuar asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj hebrenjve.

Thirrjet e huliganëve në sallë u bënë në prezencë të personaliteteve të larta shtetërore, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Punëve të Jashtme Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviç.

Pavarësisht se në rrethana të tillë, rregullat e sportit i kërkojnë që tifozëve t’i tërhiqet vërejtja dhe gjyqtari të paralajmëron anulimin e ndeshjes, duket qartë se stafit të referëve: Georgios Poursanidis nga Greqia, Yeren Yilmaz nga Turqia dhe Ventsislav Velikov nga Bullgaria nuk i është transmetuar se çfarë thirrje kanë bërë huliganët në sallë.

E gjithë skena është transmetuar në kanalin zyrtarë të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit në youtube.

Ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet maqedonase për incidentin tronditës së të shtunës.

Të fundit