Flash News

KRYESORE

“0 ditë kohë për të apeluar vendimin’, Lleshaj komenton dëbimin e ‘gylenistit’: Harun Çelik nuk aplikoi për azil

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar dëbimin e mësuesit turk Harun Çelik më 1 janar të këtij viti.

Mënyra se si u ekstradua shtetasi turk nga Shqipëria ngjalli shumë reagime dhe sot në Kuvend deputeti Artur Roshi ka thirrur në interpelancë ministrin Lleshaj lidhur me këtë ngjarje.

Sipas Lleshajt, të gjitha procedurat e ndjekura janë konform ligjit dhe kemi të bëjmë me një rast administrativ. Madje sipas ministrit, Çelik nuk ka kërkuar azil politik.

“Dëbimi i të huajve që nuk disponojnë dokumente të ligjshme është praktikë e përditshme. Vendimet për dëbimet vijnë jo nga ministria e Brendshme, por janë vendime administrative që merren nga autoritetet përgjegjëse, drejtoritë vendore të policisë së kufirit dhe migracionit, që janë të nivelit vendor.

Çdo vit nga Shqipëria dëbohen mijëra qytetarë të huaj që janë në kushte të parregullta ligjore. Ka dy rrugë, ose largim vullnetar, ose i detyruar.

Janë 3445 të huaj që ikën vullnetarisht, me detyrim 45 qytetarë të huaj gjatë 2019.

Para se ti japim status politik, do ishte mirë të ishin ezauruar hapa të tjerë ligjor, kemi të bëjmë me proces administrativ.

Nëse kishte dyshime se është cenuar e drejta penale, të kishit iniciuar hetim penal para se ti japim një kuptim politik diçkaje që nuk është e tillë.

Qytetarit turk është ndaluar më 8 korrik, u kap në Rinas me pasaportë vizë kanadeze e falsifikuar. Ai nuk ka qenë rezident asnjëherë sic u aludua në media, ka hyrë vetëm një herë në 5 korrik 2019 dhe ka ardhur me 8 sërish ku u ndalua në dalje të kufirit.

U kap në kushtet shkeljes së ligjit dhe është dënuar nga gjykata Tiranë 19.12 19 si fajtor për falsifikim i pasaportave ose vizave 13 muaj dënim.

Pas dënimit 1.02.2020 policia kufitare zbatoi detyrimet e saj të ligjit për të huajt 108, neni 109 “dëbimi i të huajt është masë administrative që ndërmerret për largimin e tyre në bazë të verimeve rast pas rasti, ku rezulton se ka hyrë në mënyrë të paligjshme dhe ka të dhëna se do përdorë territorin për të kaluar ilegalisht në vende të treta”.

Masa të tilla penale merren ndaj kujtdo, edhe shqiptarëve. Drejtoria vendore e migracionit nxori urdhrin e dëbimit “kur prania përben kërcënim për rendin dhe sigurinë publike”.

Shtetasi turk nuk ka aplikuar për azil në Shqipëri. Gjatë intervistimit dhe i pyetur nëse ka depozituar kërkesë për azil, ka rezultuar se nuk ka paraqitur asnjë kërkesë.

Ai ka nënshkruar urdhrin e dëbimit dhe kjo e mbyll çdo diskutim.

Veprimet e policisë kanë qenë konform ligjit. Qëndrimi i turkut ishte i pamundur prej mungesës së dokumenteve të ligjshme. Nuk preferoi të shfrytëzojë këto të drejta që janë të garantuara”, tha Lleshaj.

Kujtojmë se pak ditë më parë, u zbardh urdhri i dëbimit nga autoritetet shqiptare në varësi të Ministrisë së Brendshme të mësuesit Harun Çelik nga Shqipëria në Turqi, më 1 janar të këtij viti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas urdhrit, shtetasi turk, thuhet se “nuk plotëson kushtet e nevojshme për qëndrim referuar nenit 109/A”.

Po ashtu, në pikën 2, turkut nuk i është lënë asnjë ditë kohë për të ankimuar vendimin. “Afati për largimin nga territori jo më shumë se 0 ditë nga data e njoftimit”, thuhet në urdhër pasuar nga pika tjetër: “Dalja jashtë territorit të bëhet nga Rinasi”.

Sipas urdhrit, Çelik nuk i lejohet të hyjë në territorin shqiptar deri në 2025-ën, pasuar me pikën tjetër kontradiktore me të dytën ku thotë: “Kundër këtij urdhri mund të bëhet ankesë mbështetur në nenin 122 të ligjit nr.108/2013 ‘Për të huajt’”.

Dy eurodeputetet e Parlamentit Evropian Rebecca Harms dhe Rampona Strugariu reaguan pas deportimit të shtetasit turk Harun Çelik në Turqi nga Shqipëria.

Edhe raportuesi për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës Andre Hunko deklaroi se Shqipëria mund të gjobitet dhjetëra mijëra euro për rastin e depërtimi.

Të fundit