Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
1.15 miliard euro për rindërtimin, Bozdo: U vërtetua se kundër Shqipërisë nuk ka asnjë komplot siç u pretendua kur nuk u hapën negociatat
Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo ka reaguar pas konferencës së donatorëve në Bruksel, ku Shqipëria ka arritur të grumbullojë 1.15 miliardë euro.
Përmes një statusi në Facebook, Bozdo shkruan se kjo është prova që miqtë e Shqipërisë, veçanërisht vendet e BE-së, u gjendën pranë vendit në ditë të vështira.
Bozdo tregon se sot doli në pah diçka edhe më e rëndësishme.
Sipas tij, fakti që vendet dhuruan për Shqipërinë shuma të mëdha tregon se nuk ka asnjë komplot apo projekt konspirativ ashtu si qeveria mund të pretendonte për mos hapjen e negociatave.
“Me pak fjalë, kur nuk na i hapin negociatat, kur flasin për krimin e organizuar, mafian, korrupsionin etj, këtë e bëjnë jo se janë kundër shqiptarëve, por pikërisht se e duan Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Bozdo.
Bozdo ironizon edhe kryeministrin Rama teksa shkruan:
“Dhe dy fjalë për Ramën: mos u emociono më shumë nga ç'duhet. Mos fillo të luash teatër për të treguar se sa shumë të do ty BE. Sepse as të do dhe as të beson. Ndryshe sot Shqipëria do të ishte vetëm një hap larg BE. Por është me qindra kilometra larg. Jemi të fundit kudo dhe përgjegjësia për këtë është e jotja personalisht.
Sot Brukseli foli për Shqipërinë, dhe jo për ty. Sot ndihemi të gjithë më mirë se miqtë e vërtetë nuk na braktisën, megjithëse ti ke bërë çmos për të kundërtën. Prandaj më mirë hesht sot. Të paktën në qoftë se të ka mbetur sadopak dinjitet!”, përfundon Bozdo.