Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
1.15 miliard euro për tërmetin/ Ekspertët apelojnë: Qeveria të ketë kujdes, shumica është borxh
Një sukses të jashtëzakonshëm nxitoi ta quajë qeveria Konferencën e Donatorëve ku u arrit që të mblidhen 1.15 mld euro për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Megjithatë ekspertët apelojnë për kujdes dhe transparencë për fondet e përfituara.
Duke folur për televizionin “Abcneës” Arben Malaj dhe Adrian Civici prekin edhe çështjen e kredive. Malaj tha se kreditë e buta janë borxh që i shtohen ekonomisë shqiptare dhe se qeveria duhet që të bëjë publike të gjitha efektet e kredive dhe impaktin që ato mund të kenë në nivelin e borxhit.
“Kushtet e kredisë duhen specifikuar. Qeveria në një periudhë sa më të afërt duhet të tregojë sa dha çdo vend, sa ishte grant nga secili vend, dhe sa ishte kredi, me çfarë termash është kredia. Qeverisë gjithashtu do i duhet punë e madhe për të bërë përputhjen se ku donatorët kanë preferuar ti japin donacionet e tyre, edhe kjo punë kërkon kohën e saj”, tha Malaj.
Ndërsa Civici deklaroi se kreditë e buta nga institucionet financiare dhe nga vendet evropiane do të shlyhen nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.
“Përfshirja e këtyre kredive të buta si pjesë e borxhit duhet të bëhet me vendim parlamenti për tavanin e borxhit. Direkt apo indirekt këto kredi janë borxh publik sepse pavarësisht kohëzgjatjes dhe normave të interesit të ulta pjesa tjetër e menaxhimit nga pikëpamja financiare është ngjashëm me borxhin e shtetit”, tha ai.