All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1.15 miliardë euro nga Konferenca e Donatorëve, Lubonja e thotë hapur: Rama, më i keqi për menaxhim

1.15 miliardë euro nga Konferenca e Donatorëve, Lubonja e thotë
All - Paragraf - 1

Për analistin Fatos Lubonja arritja e një shifre të tillë si ajo 1.15 miliard euro në Konferencën e Donatorëve është edhe si rezultat i faktit që “Rama është i aftë për të propaganduar dhe për të paraqitur një Shqipëri të tronditur”.

All - Paragraf - 3

Sipas Lubonjës suksesi i vërtetë është se sa dhe si do të menaxhohen këto para. “Rama është më i keqi i mundshëm për t’i menaxhuar në mënyrë transparente. Edi Rama nuk mund t’i menaxhojë këto para në mënyrë transparente”, tha ai në një intervistë në Neës24.

I pyetur në lidhje me deklaratat e opozitës për një rrotacion politik por me mjete demokratike, Lubonja u shpreh se këto janë retorika që thotë Basha dhe Meta.

“Lufta është vazhdimi me mjete të dhunshme. Si do i vendosesh kundër ti me politika paqësore, apo me dhunë? Me kë dhunë, me dhunën e popullit? Sidomos me këtë bandë që është përballë. Është një situatë që duhet të shqetësojë të gjithë, edhe ata që ndodhen brenda asaj partie që janë të ndërgjegjshëm.

Nëse ky njeri pastron në këtë mënyrë Presidentin, bën OFL për të hequr ata që do dhe për të lënë të paprekshëm ata që do, kjo vë në rrezik të gjithë në kuptimin çdo njeri”, nënvizoi ndër të tjera Lubonja.

 

Të fundit