Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
“1.2 milionë lekë për një fëmijë”, Rama ‘kopjon’ platformën e Ben Blushit një vit pas zgjedhjeve
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama nismën e re të qeverisë, për shpërblimin e nënave për çdo fëmijë të lindur, duke nisur nga janari i 2019-ës.
Rama njoftoi vendosjen e një shpërblimi për të gjitha familjet. Sipas tij, për çdo fëmijë të parë i çdo çifti do të marrë 400 mijë lekë (të vjetra), fëmija i dytë, 800 mijë dhe fëmija i tretë 1 milionë e 200 mijë.
“Qysh nga 1 janari çdo fëmijë i parë i një çifti do të marri 400 mijë lekë. Fëmija i dytë, 800 mijë lekë, dhe fëmija i tretë 1200 mijë lekë. Do të regjistrohet në gjendjen civile dhe do të marrë menjëherë çekun. Është për të gjithë familjet që do të lindin fëmijë në Republikën e Shqipërisë”, tha Rama.
Vendimi i qeverisë vjen pas lajmeve për uljen e numrit të lindjeve vit pas vitit në Shqipëri, por kjo nismë nuk është një premtim i panjohur për shqiptarët.
Një iniciativë e tillë u nënvijëzua fort edhe në fushatën e zgjedhjeve të 2017-ës, por në platformën e partisë LIBRA, në atë kohë e drejtuar nga Ben Blushi.
Referuar studimeve se mosha e popullsisë shqiptare sa vjen e tkurret, Blushi deklaroi se do të paguajë deri në 1000 euro çdo familje për lindjen e një bebeje, për t’i bindur shqiptarët të mos ikin.
Postimi i Blushit në maj të 2017-ës
Shqipëria po plaket dhe po tkurret. Në nje dekadë kemi lindur 50.000 bebe më pak se një dekadë më parë. Në vitin 1990 shtoheshim me 80.000 bebe në një vit, ndërsa sot lindim 30.000 fëmijë në vit. Gjatë vitit 2016 kemi 3000 fëmijë më pak se një vit më parë. Është tragjike masa me të cilën po zvogëlohemi si popull për shkak te dëshpërimit, padrejtësive, papunësisë dhe mungesës kronike të shpresës. Nëse kjo situatë vazhdon pas një dekade do jemi shumë më pak për shkak të lindjeve të ulëta dhe emigracionit masiv. LIBRA do të bëjë çdo përpjekje për ti bindur shqiptarët të mos ikin si dhe për të stimuluar lindjet duke rikthyer besimin e prindërve se Shqipëria mund të jetë një vend i jetueshëm për fëmijët e tyre. LIBRA do ndjekë nje politikë të qartë kundër shpopullimit të vendit duke hapur punë për të rinjtë, duke inkurajuar kthimin si investitorë të emigrantëve në Shqipëri si dhe duke nxitur lindjet. LIBRA do paguajë deri në 1000 euro cdo familje për lindjen e një bebeje duke besuar se të shtosh Kombin sot është detyrim që shoqëria duhet ta shpërblejë!”