1.6 tonë drogë drejt Greqisë, shqiptari: Nuk kam lidhje, më thanë hajde të shkarkosh disa gjëra

Gjykata greke ka lënë në burg dy shqiptarët dhe një italian të arrestuar si pjesë e grupit që akuzohet se trafikuan 1.6 tonë drogë drejtë Greqisë.

Sipas Prokurorisë së Pierut, italiani ishte organizator, por ai nuk ka pranuar akuzën. “Kisha marrëveshje thjesht për drejtimin e skafeve Skipper nga Greqia ne Itali”, ka thënë italiani në gjykatë.

Ndërkohë një nga shqiptaret ka pohuar se nuk ka lidhje me drogën, pasi atij i kanë thënë për të shkarkuar disa gjëra nga skafi. “Më thanë eja të shkarkosh disa gjëra nga një skaf, nuk kam lidhje me drogën”, ka thënë ai.

Për këtë ngjarje policia greke arrestoi 11 perosna mes tyre edhe 6 shqiptarë.