All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1 i vdekur dhe 4 të plagosur me thikë, bilanci tragjik i ndeshjes Inter-Napoli

1 i vdekur dhe 4 të plagosur me thikë, bilanci tragjik i ndeshjes
All - Paragraf - 1

Një furgon me të cilin udhëtonin disa tifozë të skuadrës së Napolit është sulmuar dje pranë zonës së Novarës në Itali. ‘Corriere Dello Sport’ raporton se furgoni u sulmua nga tifozët e skuadrës së Interit, ndërkohë që nga përleshja humbi jetën një 35 vjeçar.

All - Paragraf - 3

Burri dyshohet se është përplasur nga furgoni, kur napoletanët po përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Ai mbërriti në spital me dëmtime të rënda dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi të mbijetojë.

Të tjera përleshje raportohet të kenë ndodhur pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin ‘San Siro’ në Milano. Katër persona kanë mbërritur në spital me plagë të shkaktuara gjatë përleshjes me thika.

Ndeshja midis Interit dhe Napolit përfundoi me rezultatin 1-0, me vendasit që shënuan golin e fitores në minutat shtesë.

Të fundit