Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
1 korriku në Shqipëri përçan analistët: Anarki, paqe apo surpriza
Pavarësisht vendimit të presidentit, Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve vendore me 13 Tetor, Partia Socialiste duket e vendosur t’i organizojë votimet pa opozitën me 30 qershor. Duke llogaritur 61 bashki ‘në xhep’ të mazhorancës, gazetarë, analistë dhe artiste, pavaresisht bindjeve te tyre, shohin në horizont ditë të vështira për vendin, duke mos përjashtuar as nisjen e përplasjeve pas 1 korrikut.
Gazetari Arian Çani paralajmeron se duke filluar nga 1 korriku në Shqipëri do të nisë një krizë e re që do të zgjasë 10 vite, ndërsa paralajmëron edhe një surprizë nga kryeministrin Edi Rama. “Gjëja e parë që Edi Rama do të bëjë me 1 korrik pasi të fitojë në 61 bashki, do të jetë shpallja e zgjedhjeve të parakohshme. Rama e ka përgatitur skemën. Do shkojë në zgjedhje të parakohshme, që mund të jenë në 1 tetor, 1 mars e ku di unë”. “Pyetja ime është kjo: Çdo bëjë Lulzim Basha? A do shkojë në zgjedhje të parakohshme me 61 bashki të humbura??’, pyeti Çani duke iu drejtua edhe aleatit të PD, Dashamir Shehi në emisionin ‘Open’.
Analisti Besnik Mustafaj sheh ditë të vështira për vendin me përplasje te forta dhe acarim te situates. “Mua nuk më shqetëson më shumë çfarë do të ndodhë më 30 qershor sa çfarë do të ndodhë një ditë më pas. Kriza nga 1 korriku dhe në vazhdim do të jetë në zhvillim dhe acarimi do të jetë më i forte. Eksperienca 20 vjeçare në politikë më çon në këtë pikë. Unë besoj se Rama do të vazhdojë të shprehet triumfalisht se – unë i fitova zgjedhjet – Rama do t’i acarojë më shumë tensionet e njerëzve. Në terren praktik, Rama në fushatë nuk flet asgjë se çfarë zotimesh merre qeveria në lidhje me pushtetin vendor. Kemi të njëjtën slogan që kishin para 1990: Të gjithë në votime”, u shpreh Mustafaj në emisionin ‘Ditari’ në A2 CNN.
Politologu Afrim Krasniqi e quan skandaloze situatën që po shkon drejt një konflikti të pashmangshëm me një kosto shumë të madhe. Krasniqi citon edhe diplomatët e huaj, të cilët sipas tij, e shohin me skepticizëm rrugën që po ndjek Shqipëria. “Nuk është juridike kjo që po ndodh. E trishtueshme është se shqiptarët po shohin përmes ekranit të televizorit se Shqipëria po shkon drejt një situate skandaloze, drejt një konflikti të pashmangshëm me një kosto shumë të madhe, duke humbur të gjithë shanset dhe miqtë e Shqipërisë në botë. Ne që punojmë me të huajt e shohim çdo ditë e më shumë. Ka një skepticizëm në bllok ndaj gjërave si po ecën Shqipëria dhe prespektiva e saj. Dhe është e frikshme, e dhimshme dhe e papranueshme sesi kjo skemë ndodhë dhe nuk bëhet asgjë për ta ndaluar. Të gjithë këta aktorë, presidenti, kryetar opozite, maxhorance janë pjesë e fajit kush më shumë e kush më pak dhe të gjithë këta artifica teknike nuk janë as zgjidhje, as thelbi i problemit dhe as arsyeja pse ndodhim në krizë”, sqaroi Krasniqi në emisionin ‘Tempora’ në Ora News.
Analisti Baton Haxhiu, shpesh-herë mbështetës i Edi Ramës shprehet se pas 1 korrikut, në vend do të ketë një valë të gjërë arrestimesh. Haxhiu, duke përfshirë politikanë të nivelit të lartë. ““Politikanët shqiptarë nuk kanë ndërgjegje dhe e duan shumë pak Shqipërinë. Unë kam jetuar për vite me ta. Kanë berë mekate të shumta dhe mekatet duhet te dënohen. Ne Shqiperi është amnistuar krimi këto vite”, deklaroi Haxhiu në emisionin ‘Java në TVSH’.
Artisti Bujar Kapexhiu, autor i nismës #edheunë’ nënvizon se vendi është në një situatë të paprecedentë, e cila vë në rrezik të ardhmen. “Burgjet janë rregulluar shumë kam dëgjuar. Jetohet mirë. Ushqimi është gratis, me aktivitete mbushur. Edhe propaganda që bëhet për burgjet është me shumë përmirësime. Ne jemi në gjendje alarmante, jemi në krizë. Jemi në një kohë që kurrë nuk ka qenë ndonjëherë kështu. Si mund të shkohet të votosh me polici e ushtri? Kur shumica janë që nuk do të votojnë. Jam i sigurtë për këtë. Ata që janë kandidatë çfarë kënaqësie do të ndjejnë ata që nuk do të zgjidhen por janë të detyruar”, deklaron Kapexhiu.