All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1 Maji me protesta të ashpra në Turqi, arrestohen mbi 10 persona

1 Maji me protesta të ashpra në Turqi, arrestohen mbi 10 persona
All - Paragraf - 1

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, në shumë vende të botës po mbahen protesta dhe marshime për të drejtat e punëtorëve, ku nuk kanë munguar as incidentet.

All - Paragraf - 3

Në Turqi këto protesta kanë rezultuar të ashpra dhe Policia e Stambollit ka arrestuar më shumë se dhjetë protestues të cilët ishin pjesë e marshit në sheshin kryesore të qytetit Taksim.

Arrestimi i tyre erdhi pas agresionit të tyre për kushtet e punës.

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar protestat e 1 Majit në Turqi rezultuan të dhunshme ku policia u detyrua të përdorte gazin lotsjellës për të qetësuar situatën.

1 Maji lindi si manifestim nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës

Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.

Kremtimi i 1 Majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.

Të fundit