All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

OP-ED

1 Maji-nji mashtrim historik

All - Paragraf - 1

Ilir Seci

All - Paragraf - 3

Na qe jemi rritë në sistemin totalitar e kemi jetue dhe e mbajmë mend si festohej 1 Maji - Dita e Punëtorëve, e mbajmë mend pompozitetin e paradës në kryeqytet, me tribunën qendrore ku shfaqej rregullisht diktatori. Në shkollë na mësohej se “1 Maji asht Dita e Punëtorëve në përkujtim të protestës së punëtorëve amerikanë mbajtun në Çikago më 1 Maj 1886, kur policia qëlloi me armë mbi punëtorët protestues.”… Kështu na patën mësue atëherë në shkollë dhe ashtu kujtonim ne deri me ndryshimet e vitit 1991, kur Shqipnia u hap dhe bashkë me të u hapën edhe mundësitë e informimit. Me mundësitë e informimit mësuem faktet e plota për me pasë nji ide të kjartë mbi Mitin Internacionalist të 1 Majit - si Dita e Punëtorëve.

Po si qëndron e vërteta për këtë datë?

Data 1 Maj, ka fitue plot domethanie gjatë shekujve 19-të dhe 20-të, por deri kur u ba e njoftun si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ka qenë nji Festë e Lashtë Keltike, (Keltët, Celts), që ma vonë u pat inkorporue ne traditën anglo-saksone. Në këtë datë, me 1 Maj, në Ishujt Britanikë për mijëra vjet festohej dhe ishte ba traditë me mbajtë “Festivalin Beltane”, ose “Festivalin e Ditës së Majit”, mbasi për këtë pjesë të Europës veriore kjo datë çdo vit simbolizonte kalimin nga terri në dritë, nga letargjia dimnore në pjellorinë e botës. Kjo festë u soll në ShBA nga emigrantët anglezë, skocezë dhe irlandezë, të cilët ishin te shumte ne Token e Re dhe deri në shekujt 19-te dhe 20-t, amerikanët e festonin kete date duke organizue pikniqe, ku familjet merrnin pjesë në ate qe e quejten “Dita e Shportës së Majit”, tue varun shporta të mbushuna me lule dhe ambelsina në dyert e miqve dhe fqinjëve të tyne.

Po si u shnderrue kjo feste pagane ne ate qe njihet si “Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve”!?

Ne festimet e Dites Keltike te Majit, ne pikniqet familjare nisen me u shfaqe aktiviste te Unioneve, (Sindikatave), te punetoreve, te cilet me te drejte kerkonin kushte ma te mira pune si dhe orar ma te shkurte te punes. Bahet fjale per fillimet e Revolucionit Industrial, kur burra, gra edhe fëmijë vdisnin aksidentalisht çdo vit për shkak të kushteve të vështira. Nuk ishin kushtet e punes se nji shekulli ma vone kur dolen kontratat e punes dhe unionet e punetoreve kishin vend ne tavolinat e marreveshjeve punetore-punedhanes. Punëtorët zakonisht punonin nga 10 deri në 16 orë ne ditë, punë shpesh në kushte të pasigurta, prandaj edhe ne vjeten 1884 erdhi ne skene “Federata e Tregtisë së Organizuar dhe Sindikatave të Punës”, (The Federation of Organized Trades and Labor Unions), qe ma vone bahet “Federata Amerikane e Punës”, (American Federation of Labor), Union qe gjatë një kongresi të mbajtun me 1884, shpalli që nji ditë pune ligjore duhet me qene 8 orë ne dite tue fillue nga 1 Maji 1886. Kerkese ma se e drejte, gja e cila u mberrit ma vone dhe sot asht normalitet ne Amerike.

Në atë kohë ne kete Union aderonin 40 mije punëtorë në Çikago dhe ma shumë se 300 mije punëtorë nga 13 mije biznese në tanë SHBA-të. Kerkesa per diten e punes tete-oreshe u paraqit me nji grevë në fabrikën e prodhimit “McCormick Reaper Works”, ku punetoret kishin nise nje greve qysh ne shkurt 1886 dhe kjo greve kishte perkrahjen e Unionit “Federata Amerikane e Punës”. Mirepo tue qene se greva zgjati shumë, disa punetore vendosen me u kthye ne pune sepse nuk e perballonin ma jetesen pa pune dhe keta u bane greve-thyes. Kthimi i disa punetoreve ne pune shkaktoi tensione dhe perplasje mes punetoreve greviste qe sulmuen fizikisht punetoret qe shkuen ne pune. Grevistet bllokuen deren e fabrikes dhe nisen te rrahin greve-thyesit dhe ne kete menyre demonstratat qe ishin paqësore deri me 3 maj, u bane te dhunshme. Pronaret e fabrikes kerkuen nderhyrjen e policisë së Çikagos mbasi grevistet kishin nxane deren e fabrikes dhe ishin duke rrahe per vdekje grevethyesit…kur grevistet nuk ndaluen dhunen e pergjakshme edhe mbas disa paralajmerimesh nga policia, atehere forcat e rendit shtine mbi ta duke vra 2 punetore dhe duke plagosë disa tjere te perfshime ne përleshjeje. Të nesërmen, mbasi u hap ky lajm, grevistët vendosen me mbledhë në Sheshin Haymarket në nji protestë. Ndërsa policia shkoi aty për me shpërnda kete proteste, (Haymarket Riot), nji person i paidentifikuem hodhi nji bombë mbi policine ku si rezultat i shperthimit u vranë të paktën 7 oficerë policie si dhe 4 civilë.

Artikulli i gazetes "The New York Times" 5 Maj 1886

Gazeta “The New York Times” e dates 5 Maj 1886 shkruen se u vrane 12 police…Nji raport i detajuem mbi kete ngjarje nga shtypi i kohes :

-“Disa minuta mbas orës dhetë të natës së 4 majit 1886, nisi me shpërthye nji stuhi në Cikago. Ndërsa nisen me ra pikat e para të shiut, nji turmë në Sheshin Haymarket, në rrethin e shtëpisë së paketimit, filloi të shpërndahej. Në orën tetë kishte pase rreth 3 mije persona, tue ndigjue anarkistët që denonconin brutalitetin e policisë dhe kërkesën per ditën tetë-orëshe, njaty nga ora dhetë kishin vetëm disa qindra. Kryetari i bashkisë, i cili kishte prite atypari se mos kishte probleme, iku në shtëpi dhe shkoi në shtrat me fjete. Folësi i fundit po mbaronte fjalimin e tij kur një dergate prej 180 policësh marshuen nga stacioni policor nji bllok lerg për me shpernda atë që kish mbete nga takimi. Ata ndaluan nji distancë të shkurtër nga vagoni e folësit. Ndërsa nji kapiten urdhnoi që mbledhja të shpërndahej, dhe folësi bërtiti se ishte një tubim paqësor, nji bombë shpërtheu në radhët e policisë. Ajo plagosi 67 policë, nga të cilët shtatë vdiqën. Policia hapi zjarr, duke vra disa persona dhe duke plagosur 200 tjere, dhe keshtu “Tragjedia e Haymarket” u ba pjesë e historisë së SHBA-ve.”

(A few minutes after ten o’clock on the night of May 4, 1886, a storm began to blow up in Chicago. As the first drops of rain fell, a crowd in Haymarket Square, in the packing house district, began to break up. At eight o’clock there had been 3,000 persons on hand, listening to anarchists denounce the brutality of the police and demand the eight-hour day, but by ten there were only a few hundred. The mayor, who had waited around in expectation of trouble, went home, and went to bed. The last speaker was finishing his talk when a delegation of 180 policemen marched from the station a block away to break up what remained of the meeting. They stopped a short distance from the speaker’s wagon. As a captain ordered the meeting to disperse, and the speaker cried out that it was a peaceable gathering, a bomb exploded in the police ranks. It wounded 67 policemen, of whom seven died. The police opened fire, killing several men and wounding 200, and the Haymarket Tragedy became a part of U. S. history.)

"Bomba mbi policine" -gravure e kohes

Ngjarja tronditi mbare opinionin amerikan qe gjanesisht doli ne mbeshtetje te forcave te rendit. Një përplasje e ashpër nderkomunitare pasoi mbas incidentit ne Haymarket. Empatia per forcat e policise u shtue shume dhe pasoi nji mbeshtetje masive e komunitetit per uniformat.

Komuniteti dhe bizneset mblodhen mijëra dollare qe iu dhuruen fondeve për kujdesin mjekësor per policet e plagosun si dhe u krijuen fonde per me ndihmue familjet e policeve te vrame e femijet e mbetun jetime. Tanë komuniteti i punëtoreve dhe i emigrantëve, veçanërisht gjermanët dhe bohemët, (si quheshin asokohe Çekët), u vunë nën dyshime. Bastisjet e policisë u kryen në shtëpi dhe zyra të anarkistëve të dyshuem. Nji grup i vogël anarkistësh u zbulue se ishin angazhue në pergatitjen e bombave në të njëjtën ditë me incidentin, përfshirë edhe ate bomben e rrumbullakët si ajo e përdorun ate dite në Sheshin Haymarket. Keshtu 8 persona të konsideruem si anarkistë u arrestuen dhe u dënuan ne gusht 1886 me akuzen per pergatitje dhe hedhje bombe ne Sheshin Haymarket, megjithë mungesën e provave konkrete.

Shtatorja e ngritun me 1889 ne nderim te Policeve te vrame ate dite ne Çikago

Duke marre shkas nga keto ngjarje ne Çikago, Internacionalja e Dyte Komuniste mbajtun ne Paris me 14 Korrik 1889 vendosi me e shpalle 1 Majin si “Dita Nderkombetare e Punetoreve”…Nji mashtrim historik ky nga ana e Internacionales Komuniste sepse kjo date ne fakt duhej te ishte shpalle “Dita Nderkombetare e Forcave te Rendit” qe u gjenden ne sulmin e anarkisteve internacionaliste…ose po te kishin pase nji fije dinjitet Internacionalja duhet ta kishte shpalle nga ana e tyne 1 Majin si “Dita Nderkombetare e Anarkisteve.” Por per fat te keq ashtu si shume mashtrime tjera historike edhe kjo rrene e Internacionales Komuniste u mitos dhe mbeti ne histori si “Dita e Punetoreve”, qe asht edhe feste zyrtare pranue nga qeveritë në shumë vende te botës, jo vetëm ato me rranjë komuniste apo socialiste si ish-Blloku Lindor dhe Kina Komuniste por edhe nga vende ne Perendim. Ne fakt kjo date duhet te ishte “Dita e Forcave te Rendit” sepse ata ishin duke kryer detyren dhe zbatuar ligjin amerikan, te njajtin ligj qe asht ne fuqi edhe sot, ligjet e nji sistemi demokratik qe zgjedh qeverine ne vote te lire. Pikerisht kete gja ka pase parasysh Presidenti Dwight D. Eisenhower kur në korrik të vitit 1958, nënshkroi nji rezolutë të quejtun “1 Maj Dita e Ligjit”, qellimisht per me shmange çdo aluzion të solidaritetit me "Punëtorët e Botës" në “Ditën e Majit”. Rezoluta deklaroi se kjo kishte me qene "Nji ditë e veçantë për riafirmimin e besnikërisë ndaj Shteteve të Bashkueme të Amerikës dhe për njohjen e trashëgimisë së lirisë amerikane".

Referenca :

  • "Haymarket Riot” - History, Outcome, & Knights of Labor". Encyclopedia Britannica. Retrieved September 1, 2019.
  • “Act II: Let Your Tragedy Be Enacted Here, Moment of Truth, 2000, The Dramas of Haymarket” Chicago Historical Society.
  • “Chicago Tribune” June 27, 1886, The Haymarket Tragedy.
  • George Woodstock (1962). “Anarchism: A History of Libertarian Ideas and Movements.”
  • Julius Braunthal (1967). “History of the International, 1914-1943.”
  • José Luis Rubio (1971). “Las internacionales obreras en América.”

 

Të fundit