Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
1 milion dollar për Porto Rikon, ndihma e Jennifer Lopez për ishullin
Një milion dollar për Porto Rikon. Kjo ishte ndihma që këngëtarja dhe aktorja amerikane, Jennifer Lopez ka dhënë për këtë ishull i cili u shkatërrua nga cikloni Maria.
Lopez e cila ka lindur në Nju Jork me prindër portorikanë, shpjegoi se ky dhurim do të shpërndahet në shumë organizata bamirëse dhe që do të punojë bashkë me yjet të tjera amerikanolatine për të ndihmuar Porto Rikon.
Cikloni ka shkaktuar të paktën 33 viktima në Porto Riko dhe në Republikën Domenikane, vetëm disa ditë pas kalimit të urganait të fuqishëm Irma.
Porto Riko u përball pas kalimit të uraganit Maria me përmbytje dhe shira të rrëmbyer.
Ky territor amerikan me 3,4 milionë banorë është aktualisht pa elektricitet dhe kjo situatë mund të zgjasë disa muaj, si dhe me një rrjet telekomunikimi gati krejtësisht të shkatërruar.