Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
1 milion eurot e Greqisë, Idrizi kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Meta të reagojë urgjentisht
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka kërkuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta që të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas raportimeve se Greqia ka investuar më shumë se 1 milion euro në mediat dhe portalet shqiptare.
“I bëj sot thirrje Presidentit të Republikës të kërkojë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombetare e të kërkojë informacionet e nevojshme për të kuptuar sasinë e vërtetë të fondeve të zeza-sekrete të dhëna nga Ministria e Jashtme greke, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimet Sekrete Greke dhe qëllimin dhe ndikimin real që kanë patur këto fonde në manipulimin e opinionit publik dhe vendimarrjen e shtetarëve shqiptarë”, u shpreh Idrizi.
Kreu i PDIU-së e konsideroi këtë skandal si tradhti kombëtare dhe kërkoi nga Prokuroria të nisë menjëherë hetimet për mediat që kanë përfituar këto fonde.
Reagimi i plotë i Shpëtim Idrizit:
Sot, skenari i blerjes së një pjese të mediave dhe opinionistëve nga ana e shtetit grek po zbardhet nga vetë mediat greke.
Ajo që ne lajmëruam disa muaj më parë po del para syve të shqiptarëve.
1 milion euro fonde të zeza vetëm për muajin e fundit, me të cilat shteti fqinj ka blerë media e portale shqiptare duke i paraqitur tezat progreke si mendime të paanshme.
Qëllimi i këtyre fondeve ishte të vazhdojë të dëmtojë moralisht çështjet tona kombëtare, të manipulojë marrëveshjen e detit, të varrosë Çështjen Çame e të vazhdojë diskriminimin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Tani, besoj se është e qartë që kemi thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, kur ju paralajmëruam për aktet e dënueshme, për blerjen e një pjese të mediave shqiptare e ku disa individë, gjoja të paanshëm, vazhdonin të mbillnin urrejtje e armiqësi për shqiptarët e Çamërisë.
Ishim të qartë, kur ju shpjeguam se si në zgjedhjet e fundit ekzekutoheshin mandatet e PDIU-së, që në Parlamentin e Shqipërisë të mungonte faktori politik çam, megjithëse u votuam nga 76 mijë shqiptarë me një qëllim të vetëm: “Çamëria mos të ekzistojë!”.
Sot, Athina i ka duart fort brenda në politikën shqiptare.
Kur kemi folur për idiotët e dobishëm të Athinës, e kishim fjalën për ata të shitur që me pagesë apo pa pagesë jane bërë vasalë të Athines dhe kanë frikë për pushtetin e tyre.
Sa e sa herë Athina zyrtare ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe na ka kërcënuar në rrugën tonë drejt BE-së, kurse asnjë nga qeveritarët tanë nuk flet e një pjesë e mediave hesht…
Sa e sa gazetarë e media kanë stigmatizuar me racizëm komunitetin çam, jo në kohën e komunizmit, por sot.
Kur ne rrihemi, vidhemi, stigmatizohemi se kërkojmë të drejtën tonë, një pjese e mediave tallet e i shërben me zell relativizimit të Çështjes Çame.
Ne ngrejmë zërin për marrëveshtjen e toponimeve, ku 700 pleq çam detyrohen të ndërrojnë vendlindjet, prapë heshtje.
Ne ngrejmë zërin për ligjin e minoriteteve, ku Shqipëria u bë me 9 minoritete e zonat minoritare greke zgjerohen nga Finiqi e Dropulli ne Himarë e kudo, prapë heshtje.
Ne ngrejmë zërin, kur ndërtohen Varrezat e ushtarëve grekë për turpin tonë e asnje s’flet…, se është humane thonë e shkruajnë.
Po një varrezë për mijëra shqiptarë të Çamërisë nuk është humane?
Kur ne ngrejmë zërin e alarmin për Marrëveshjen e Detit dhe Greqia deklaron qe do zgjerohemi nga 6 deri në 12 milje, dhe Presideni deklaron që pa bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të vazhdojmë me këtë marëveshje, e prapë asnjë nuk flet, megjithëse se indiciet për këtë marrëveshje janë alarmante…
Kur ne kërkojmë përkrahje për një nga tragjeditë dhe padrejtësitë më të mëdha dha qe i është bërë kombit shqiptar, Çështjen e Genocidit të Shqiptarëve të Çamërisë, disa heshtin e stigmatizojnë.
Po, është për turp o të shitur, se jemi shqiptarë po si ju!
Kur ne denonconim dje në Parlament e sot çdo ditë aktivitetet antikushtetuese për Vorio Epirin, ku dalin deputetë e funksionarë të lartë grekë me flamurin e Zografit, asnjë nuk flet e asnjë nuk vepron.
Pse ku jemi ku po shkojmë?
Sot, një pjesë e politikës, ajo që tregon vasalitet të vazhdueshëm ndaj Greqisë hesht.
Një pjesë e mediave hesht dhe është e blerë.
Prandaj, jemi në një emergjencë kombëtare, ku rëndojnë akuzat për Tradhëti Kombëtare.
Në këto kushte:
I kërkojmë Presidentit të Republikës të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Të vërë në lëvizje të gjitha agjensitë ligj zbatuese për të hetuar e vënë prapa dyerve të qelisë, ata që kanë marrë para. Të deklarohen shumat e qëllimet, sepse vetëm në një muaj bëhet fjalë për 1 milion…
Po me vite sa është kjo shumë?
I bëj sot thirrje Presidentit të Republikës të kërkojë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombetare e të kërkojë informacionet e nevojshme për të kuptuar sasinë e vërtetë të fondeve të zeza-sekrete të dhëna nga Ministria e Jashtme greke, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimet Sekrete Greke dhe qëllimin dhe ndikimin real që kanë patur këto fonde në manipulimin e opinionit publik dhe vendimarrjen e shtetarëve shqiptarë.
Ritheksoj që janë 1 milion euro vetëm për një muaj, e asnjëherë nuk do kuptojmë sasinë e vërtetë të fondeve të paligjshme të derdhura në vend, nëse nuk shtrohet si një prioritet për sigurinë kombëtare.
I kerkojmë urgjentisht Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë, cilat janë portalet, gazetat, televizionet, gazetarët, biznesmenët, OJQ-të që janë financuar nga Fondet e Zeza sekrete të Ministrisë së Jashtme Greke, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Inteligjent Grek.
Ku u investuan këto para?
Me çfarë qëllimesh?
Cilat ishin qëndrimet e mbajtura prej këtyre mediave?
Cilët persona u implikuan personalisht në këtë operacion?
Ç’po bën Prokuroria e Përgjithshme, kur dje prokurorët e Athinës kanë nisur hetimet për nxjerrje të sekretit shtetëror?
Ç’po bën kryeministri i Shqipërisë, kur dje kryeministri grek del të përgenjeshtrojë e të kërcenojë me nxjerrje të sekretit shtetëror?
Për sa kohe autoritetet e Tiranës dhe idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë do të heshtin për këtë skandal të përmasave kombetare?
Me këtë rast e ftojmë ministrin Bushati të vazhdojë të përshëndesë bashkëpunimin e turpshëm me homologun Kotzias të investuar direkt me fonde sekrete në dëm të interesave kombëtare të Shqipërisë.
Ne shqiptarët e Çamërisë falenderojmë e u jemi mirënjohës mediave patriote shqiptare që kanë vënë alarmin.
Ne shqiptarët e Çamërisë nuk harrojmë dhe miqtë dhe armiqtë tanë. E gjitha është çështje kohe…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38