All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1 qershori, cilat janë akset që bllokohen sot në Tiranë

1 qershori, cilat janë akset që bllokohen sot në Tiranë
All - Paragraf - 1

Ditën e sotme, në kuadër të 1 qershorit, festës së fëmijëve pritet të organizohen një sërë aktivitetesh kulturore dhe argëtuese.

All - Paragraf - 3

Por, për t’i hapur rrugë argëtimit të fëmijëve, janë marrë një sërë masash edhe nga policia.

Për këtë disa rrugë janë devijuar për shkak të axhendës së bashkisë.

Kështu, nga ora 08:00 deri në orën 12:30 për mbarëvajtjen e aktivitetit kulturor “Parada e Shkollave” në segmentet e mëposhtme devijohet trafiku:

-Sheshi “Nënë Tereza”; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimin me Bulevardin “Bajram Curri”.

Përsa i përket sheshit “Nënë Tereza” dhe segmentit të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Mjetet e transportit publik do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rugova” për në Bulevardin “Bajram Curri”.

Të fundit