Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
1 ton kokainë mes bananeve, autoritetet gjermane tregojnë si ranë në gjurmët e bandës shqiptare
Pas operacionit të policisë gjermane që çoi në vënien në pranga të 12 trafikantë, autoritetet gjermane tregojnë se si ranë në gjurmët e tyre.
Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann në një deklaratë për media vlerësoi punën e hetuesve si dhe u shpreh se sasia e madhe e drogës nëpër Europë ka qenë shumë e rrezikshme dhe mund të ketë shkaktuar probleme të mëdha.
Goditja e këtij grupi trafikantësh e ka zanafillën disa muaj më parë. Në shtator të vitit të shkuar, në kutitë e bananeve nëpër disa supermarkete të Gjermanisë, u zbuluan qese me kokainë. Pas kontrollit, policia gjeti rreth 180 kg kokainë. Kështuqë policia nisi hetimet. Gjurmët i çuan hetuesit gjermanë në Amerikën e Jugut.
Atje, trafikantët e drogës e fusnin kokainën nëpër kutitë e bananeve, akoma të papjekura. Frutat transportoheshin me anije dhe më pas me kamionë shpërndaheshin nëpër Gjermani ku vendoseshin nëpër magazina.
Pikërisht në këto momente ndërhynin personat e armatosur, që merrnin drogën e tyre. Policia vëzhgoi skemën dhe ndërhyri vetë, duke kapur rreth 950 kg kokainë. Sipas ekspertëve, ajo ka një shkallë pastërtie prej 90 përqind.
Kjo kokainë natyrisht që shumëfishohet kur të dalë në treg, duke sjellë miliona.
Pasi kapën kokainën, policia priti në një magazinë në Hamburg për të kapur edhe personat e bandës. Pak pas mesnatës, në magazinë erdhën persona të armatosur, që morën kokainën dhe u nisën drejt Holandës.
Ky është momenti kur forcat speciale ndërhyjnë dhe arrestojnë autorët, që me vete kishin 180 kg kokainë. Atyre iu sekuestruan edhe dy pistoleta dhe 30 mijë Euro.
Kontrolle u ushtruan edhe në banesat e tyre në Hamburg dhe Hanover ku u arrestuan 12 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Ndërkohë policia po vijon hetimet.