All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1 vit nga vrasja e 17 vjeçarit, si e pësuan gazetarët që u morën me çështjen

1 vit nga vrasja e 17 vjeçarit, si e pësuan gazetarët që u
All - Paragraf - 1

Si sot një vit më parë humbi jetën në landfillin e Sharrës 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. I riu humbi jetën pasi u shtyp nga një eskavator, gjatë orëve të natës. Vdekja e Arditit nxori në dritë disa fakte të tmerrshme siç ishte punësimi i të miturve në landfill dhe mungesa e kushteve më minimale për punëtorët.

All - Paragraf - 3

Skandali u lidh direkt me emrin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi vetëm pak ditë përpara vrasjes së 17 vjeçarit kishte reklamuar kushtet e duhura të punës të krijuara në këtë landfill, që në fakt nuk rezultuan të vërteta.

Drejtoresha e Televizionit ‘A1 News’, Alida Tota u shkarkua nga puna pasi nisi të investigonte ngjarjen, pak javë më pas, emisioni ‘Publicus’ në Vizion Plus u mbyll pasi përgatiti dokumentarin për vdekjen e Ardit Gjoklajt.

Pak pas ngjarjes në Sharrë, kryebashkiaku Veliaj u fotografua në tavolinë me prokurorin Petrit Fusha, i cili kishte në dorë çështjen e Ardit Gjoklajt.

Të fundit