Flash News

KRYESORE

“10 arsyet pse nuk duhet të vini në Shqipëri”, Allen u tregon të gjithëve realitetit në një video 3 minutëshe

“10 arsyet pse nuk duhet të vini në Shqipëri”, Allen

Allen, i riu nga Shqipëria u ka treguar të gjithëve 10 arsyet se përse nuk duhet të vijnë në Shqipëri.  Në ditën kur u çel Lotaria Amerikane, Allen shprehet se dhe ai e do Amerikën dhe kur të rritet do largohet nga Shqipëria.

Allen ka 10 arsye se përse s’duhet  që të huajt të vijnë në Shqipëri, arsye që të gjithë i dimë, por i anashkalojmë.  

“10 arsyet për të mos ardhur në Shqipëri

1- Së pari ky vend është shumë i ndotut. Qytetarët nuk hedhin mbeturinat në vendin e duhur.

2- Njerëzit nuk janë të respektueshëm. Për shemull njërin e qëlluan me thikë vetëm për një karikues. Nuk mund të kesh besim tek shqiptarët, sepse gjëra të tilla ndodhin.

3- Njerëzit nuk janë të sigurtë. Ato nuk e kanë problem të thyejnë rregullat, ligjet.  Në shtete të tjera nëse nuk zbaton ligjet ata e dinë se çfarë u ndodh.

4- Policët ndalojnë një makinë në mes të rrugës dhe pengojnë të tjetët të kalojnë.

5-  Në qendra tregtare, stafi nuk kujdeset për të mbajtur pastër vendin.

6- Në Shqipëri njerëzit janë të dhunshëm. Nëse do i drejtohesh dikujt me fjalë ofenduese “si idiot”  ata do të vijnë tju qëllojnë.

7-  Shqipëria nuk është vend i vogël nuk ke shumë vende për të vizituar

8- Ka shumë të pasur që nuk kujdesen për njerëz të tjerë.

9- Prindërit nuk kujdesen për fëmijët e tyre, ndodh dhe që nuk i respektojnë apo i rrahin.

10-Arsyeja e fundit dhe më e rëndësishmja. Këtu ndodhin më shumë aksidente se në të gjithë botën”.

 

Të fundit