Flash News

KRYESORE

10 ‘bombat’ e Bild/ Qeveria fitore në Dibër me moton: “Mos e rruaj k***n”

10 ‘bombat’ e Bild/  Qeveria fitore në Dibër me moton:

Gazeta gjermane Bild, publikoi të mërkurën në darkë 10 përgjime të reja të dosjes ‘184’. Bisedat telefonike përfshinin eksponentë të lartë të Partisë Socialiste, si: Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia teksa bisedonin me Imer Lalën, që është akuzuar nga opozita si person me precedent kriminal.

Gjiknuri, në atë kohë Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës është më aktivi, teksa nuk kursen elozhet për Lalën, ndërsa Tahiri që ishte Ministër i Brendshëm falenderon shefin e policisë për ‘pazaret’ e votave.

"I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus", i thote Gjiknuri shtetasit Imer Lala.

"Edhe mos e rruaj k... ça thonë ata legena", i pohon Tahiri shefit te policise, Rober Ago.

Përgjimet vërtetojnë akuzat e opozitës së zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 në Diber nuk ishin as të lira dhe as të ndërshme, ku kandidati i PS, Muharrem Rama fitoi me mbi 4000 vita diferencë. Rezultat i paparashikuar edhe nga vetë mazhoranca dhe sondazhet lokale.

Më posjtë 10 përgjimet e plota:

Pergjimi 1: Damian Gjiknuri pazare me shefin e policisë

Pergjimi 2: Qefalia – drejtorit të policisë: Mos e vrit trurin, të plasi b…a për PD

Pergjimi 3: Tahiri falenderon shefin e policisë: “Mos e rruaj k***n”

Pergjimi 4: Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet e ke bo. Imer Lala: Po më shkrunte ‘ai robi’

Pergjimi 5: Imer Lala qetëson nipin për videon investiguese: Nuk përbën asnjë problem

Pergjimi 6: Si strukturat kriminale kontrollojnë se si njerëzit kanë votuar

Pergjimi 7: “Kam mbaruar punë me kafen, e ka nën kontroll ai”

Pergjimi 8: “T’ia jap kartën? Kam mbaruar punë”

Pergjimi 9: Imer Lala i kërkon takim urgjent Gjiknurit: “A je t’u ardh 5 min apo si i ke punët?”

Pergjimi 10: “Kam takim në ‘zyrën e madhe’ me një person me shumë rëndësi”

Të fundit