“10 vjet burg kush shkel karantinën”, Rama: Nuk i di detajet, por mos më çoni në Korenë e Veriut

Rama ka sqaruar në emisionin “Open”, përshkallëzimin e ndëshkimeve për ata që do të shkelin rregullat e karantinës pas fillimit të lehtësimit të masave. Sipas Ramës, paralajmërimi me burg deri në 15 vjet, është për ata që provokojnë vdekjen e të tjerëve, jo për të pa infektuarit. Rama thotë se dënimi do të jetë i përshkallëzuar.

“E para njëherë nuk i kam parë të gjitha detajet por që të dini në kodin tonë penal aktual është një 10 vjetësh, por nuk ka gjë tjetër për një situatë pandemia. nuk kemi karantinim të njerëzve. Sa u përket viteve mos me çoni në Korenë e Veriut. Në Rumani vend i BE është 15 vjet. Por janë të shkallëzuar 15 është kur ke provokuar vdekjen e të tjerëve jo kur je i pa infektuar.” tha Rama.

“Ka masa të rënda të shkallëzuar për masat e epidemisë. Ato masa janë perfekt dhe gjithkush që ankohet me habit për masat. Mjafton të mos shkelësh ligjin dhe s’ke pse të shqetësohesh.”

Megjithatë, i pyetur nëse një person i pa infektuar do të dënohet deri në 10 vjet, Rama u shmang duke thënë se nuk dinte detajet e ndryshimeve ligjore në Kodin Penal.

“Mos më fut në këto detaje. Unë di vetëm kategoritë që do të ndëshkohen. Por nuk e di për draftin se si është si ka dalë. Un di të them se kush nuk respekton ligjin dhe rrezikon jetën e tjetrit do të ndëshkohen. Ne do hapemi vetëm duke respektuar strikte rregullat. Me një Shqipëri të hapur ata që janë detyruara të rrinë në shtëpi do të rrinë. Nëse këto dalin….” tha Rama.

“Ne do të lehtësojmë fashën e orareve makinat private të njerëzve që janë në punë. Hap pas hapi do bëjmë lehtësime realisht të mëdha. Por rreziku nuk është tani por nesër kur je i hapur pas 15 ditësh apo pas 2 muajsh. Ai që thyen rregullin mund të bëjë namin”, tha Rama.