Flash News

KRYESORE

10 ditë pas vrasjes, trupi i Kostandino Kaçifas mbërrin në Gjirokastër

10 ditë pas vrasjes, trupi i Kostandino Kaçifas mbërrin në

Ka mbërritur në Gjirokastër trupi i Kostandinos Kaçifas, i cili 10 ditë më parë u qëllua për vdekje nga forcat RENEA në fshatin Bularat, pas një shkëmbimi me armë zjarri mes tyre.

Sipas ‘news 24’, trupi i 35 vjeçarit është dërguar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, pas ekspertizës nga Mjekësia Ligjore në morgun e Tiranës.

Ceremonia e varrimit të Kaçifas pritet të bëhet nesër në orën 11.00, ndërsa në mediat greke është përfolur se do të marrin pjesë rreth 2 mijë grekë.

Ditën e djeshme, Prokuroria firmosi tërheqjen e trupit të 35-vjeçarit nga ambientet e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Të fundit