Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lutfi Dervishi
Hapja e protestave të opozitës me muzikën e filmit “Skënderbeu” - një prodhim rus, siç u vu re me të drejtë në Parlament nga ministrat e qeverisë - nuk është rast i veçuar: lidhjet me Rusinë shkojnë më thellë dhe “Rusia collusion” në Shqipëri nuk ka nevojë për një prokuror si Robert Muller për ta provuar.
Vetëm gjatë javës së fundit, me fakte dhe prova, me zë dhe me figurë, është dëshmuar sheshit “lidhja ruse”.
Duke ndjekur parimin “të fshihemi në vendin më të dukshëm”, Basha gjithë aktivitetin e tij pro rus e ka bërë në shesh, para Kryeministrisë, para Parlamentit dhe para godinës së Ministrisë së Brendshme.
Aktori që ka luajtur filmin “Skënderbeu” është rus. Filmi është prodhim rus dhe autoritetet po hetojnë për të parë se çfarë mesazhesh po përpiqet t’i përcjellë Moskës, Lulzim Basha.
Një tjetër sinjal i deshifruar, por jo plotësisht, mbetet deviza e shpallur e opozitës: “Asnjë hap pas”. Me djegien e mandateve është e qartë se nuk ka më hapa pas, por ky urdhër është dhënë nga Stalini në Luftën e Dytë Botërore, në dimrin e 1941-shit. Sinjali këtu është më i qartë: Opozita po i thotë Moskës se nuk do të ketë asnjë hap pas. Tani gjithë përpjekjet janë për të gjetur shtigje të pashkelura për të ecur përpara.
Kryetari i opozitës - dhe jo vetëm ai - ditët e fundit i kanë mëshuar shumë togfjalëshit “krim dhe ndëshkim”. Mediat këtu e kanë interpretuar si kryqëzatë ndaj abuzuesve të pasurisë publike me në krye oligarkët vendas. Por këtu zbulohet që lidhja me rusët është më e thellë, ajo daton në vitin 1866, vit kur autori rus Fjodor Dostojevski shkroi romanin e famshëm “Krim dhe ndëshkim”. Ka dyshime të bazuara që lidhja është më e thellë, sepse Basha po përdor dendur fjalën “luftë” dhe më rrallë fjalën “paqe”.
“Nuk ka më paqe!” - kërcënon ai. “Luftë kërkoni, luftë do të keni”.
Analiza na çon te viti 1860, pikërisht te Leo Tolstoi, që shkroi romanin “Lufta dhe paqja” në kohën e luftërave napoleonike. Po shihet mundësia për të hetuar edhe lidhjen me shërbimet franceze. Analistët janë të ndarë për këtë referim: një pjesë përqendrohen te mesazhi i filozofisë së mbijetesës te “Lufta dhe paqja”, dhe një pjesë tjetër te fakti që ngjarjet në këtë libër shtrihen në 50 vjet!
Ditën që u realizua çerekrrethimi i 7-të i Parlamentit është faktuar se në restorantin XXX3, Lulzim Basha ka porositur gjatë drekës së vonë sallatë ruse dhe për ta çuar provokimin deri në fund, kur kamerieri ka pyetur për pije, ai me një buzëqeshje tinëzare ka thënë: Vodka!
Ndërsa fliste për të ndjerin Ali Mema, ikonë e futbollit të Shqipërisë, Basha është dëgjuar të thotë se Rusia ka skuadër të mirë futbolli. Ky duhet të jetë një kod i fshehtë, sepse dihet botërisht që as rusët nuk kanë ekip të mirë futbolli dhe as Basha nuk është në gjendje të thotë dallimin mes një loje futbolli me dy porta dhe një loje futbolli me një portë.
Në çdo fjalim para protestuesve, Basha i ka bërë thirrje popullit të bashkohet rreth PD-së dhe u ka dhënë porosi kryetarëve të degëve për të punuar për Shqipërinë e Bashkuar… një referim i qartë si kristali për partinë e presidentit rus Putin - “Rusia e Bashkuar” (Jedinaja Rossija).
Basha ka krahasuar kryeministrin Rama me Maduron e Venezuelës. Rusët kanë dërguar trupa speciale për të mbrojtur Maduron. Referimi te Maduro po analizohet për të parë mos ka ndonjë ide të ngjashme edhe në opozitën e Tiranës.
Është provuar që Rusia ndërhyrjen më efikase e ka te procesi zgjedhor. Padurimi i Bashës për të pritur zgjedhjet e 2021-shit dhe kërkesa për zgjedhje të parakohshme është avancim i objektivave ruse në rajon.
Shqiptarët dihet që janë populli më proamerikan në botë. Antiamerikanizmi është politikë ruse. Disa qëndrime të opozitës kundër ambasadës në Tiranë dhe lobimi për të mos emëruar ambasadoren në Senatin Amerikan janë jo vetëm sinjale, por vepra konkrete në favor të politikës ruse.
Rusia nuk dëshiron zgjerimin e BE-së. Me djegien e mandateve, opozita po kontribuon që Shqipëria të mos hapë negociatat në qershor me Brukselin. Nuk duhet harruar që “Russia Today” ka marrë një intervistë të Bashës, dhënë agjencisë amerikane AP.
Nuk është i rastësishëm caktimi i datës 13 prill për protestën popullore. Ky është një sinjal sinkronizimi me Moskën. Data 13 nuk është vetëm simbolike. Dihet që Rusia është i vetmi vend në botë që ka 13 zona orare. Nëse më datë 13, protesta do të njoftohet për në orën 13:00, nuk ka më asnjë dyshim për “lidhjen ruse”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38