Flash News

KRYESORE

10 mijë euro për provimin e licensës dhe të drejtë studimi jashtë, në pranga 49-vjeçari

10 mijë euro për provimin e licensës dhe të drejtë

49-vjeçari nga Librazhdi me iniciale B.A është vënë në pranga nga policia, pasi  i premtonte një mësuesi  për marrjen e provimit të licensës në mësuesi si dhe për të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin, duke e mashtruar për përfitim të vlerave monetare, por arrestohet nga Policia.

Policia njofton se janë proceduar dhe 2 shtetas të tjerë për korrupsion aktiv dhe pasiv Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik - Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar "Premtimi", bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit: - B.A. 49 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”, i dënuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.

“Ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj.

Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit. Gjithashtu, u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit: - B.P. për veprën penale " Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" - E.S. për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’”, njofton më tej policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme

Të fundit