Flash News

KRYESORE

10 orë debat, cilat janë çështjet e “nxehta” sot në seancën maratonë parlamentare

10 orë debat, cilat janë çështjet e “nxehta”

Seanca parlamentare e ditës së sotme pritet të tjerë ndër më të gjatat, ku nuk do të mungojnë edhe debatet mes deputetëve.

E parashikuar të nisë si çdo të enjte në orën 10.00, sot pritet të ketë debate dhe replika mes mazhorancës dhe opozita, ndërsa e djathta ka kërkuar mocion me kryeministrin Edi Rama për çështjen e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve të varfra në gjithë vendin.

Ky debat do të zhvillohej disa javë më parë, por u shty për shkak të axhendës së kryeministrit Rama jashtë Shqipërisë.

Si diskutantë janë regjistruar thuajse të gjithë deputetët.

Një pikë tjetër diskutimesh pritet të jenë edhe propozimet e paraqitura nga opozita për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Në rend të ditës është parashikuar po ashtu edhe projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, si dhe projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerëve të Avokatit të Popullit”.  

Të fundit