Flash News

KRYESORE

10 plumba kallashnikovi në shtëpinë e gazetares Klodiana Lala, policia jep detajet e para

10 plumba kallashnikovi në shtëpinë e gazetares Klodiana Lala,

Banesa e gazetares së kronikës në “News 24’, Klodiana Lala është qëlluar me breshëri plumbash gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Mësohet se 10 plumba kallashnikovi janë zbrazur në banesën e gazetares  në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” në Tiranë.

Policia jep detajet e para të ngjarjes, por nuk jep asnjë të dhënë për autorët.

“Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.

Nuk ka dëme në njerëz. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sqaron paraprakisht policia.

Të fundit