Flash News

KRYESORE

10 raunde për 100 milion $. "Mbreti' është Floyd Mayweather

10 raunde për 100 milion $. "Mbreti' është Floyd

Floyd Mayweather ka mposhtur mbrëmë Conor McGregor në Telekom Arena në Las Vegas. Më shumë se sa një ndeshje e ndjekur nga yje të Hollyëood-it si Jennifer Lopez, Leonardo Di Caprio dhe miliona shikues në të gjithë botën, ajo është cilësuar dhe si “Lufta e Shekullit” midis dy yjeve të boksit. Gjithçka është vendosur në raundin e 10-të ku Floyd ka përcaktuar dhe fituesin duke shtrënguar në belin e tij titullin me një vlerë 100 milion $. Pas fitores në ndeshjen e 50-të, Mayweather u betua se kjo do të ishte beteja e tij e fundit, pasi i solli plotë 100 milion $ në vetëm një natë.

Edhe pse shumë më pak se ajo e vitit 2015. Nuk duhet harruar shuma marramendëse e akumuluar në ndeshjen e vitit 2015 mes Mayweather dhe Manny Pacquiao e cila arriti në 600 milion $. Ndërsa humbësi i mbrëmjes së djeshme McGregor theksoi në intervistën pas ndeshjes, se ishte shumë afër fitores dhe se patjetër ishte i nevojshëm ekzekutimi i dy raundeve finale. E shtuna mblodhi rreth 20.000 shikues në Telekom Arena në Las Vegas dhe një numër të konsiderueshëm personalitetesh të showbusiness-it duke i dhënë kështu jehonë ndeshjes mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor.

Të fundit