Flash News

KRYESORE

10 shkaktarët e stresit në ditë festash

10 shkaktarët e stresit në ditë festash

Jemi në muajin e festave, por shpeshherë jemi shumë të stresuar. Po çfarë na shqetëson?

  1. Shqetësohemi për shpenzimet lidhur me blerjet, dhuratat, dekoret...etj
  2. Duhet të mbyllim punët sipas afateve të përcaktuara, sepse do të rikthehemi shumë shpejt për të vijuar.
  3. Prentotimi i udhëtimit, biletat, vendi ku do të shkojmë.
  4. Kur jemi pushim zakonisht kalojmë më shumë kohë në shtëpi dhe mërzitemi.
  5. Edhe nëse nuk kemi dëshirë, duhet të bëjmë vizitat e rastit tek të afërmit apo miqtë.
  6. Femrat stresohen më tepër sesa meshkujt sepse duhet të bëjnë pazarin, për gatimet, për dekorimin e shtëpisë, veshjen e duhur...etj.
  7. Shumë njerëz bien në monotoni dhe shkëputen edhe nga aktiviteti fizik si palestra, vrapi apo ecjet në natyrë
  8. Shumë çifte duhet të qëndrojnë larg njeri-tjetrit (tek familjet ose të afërmit jashtë vendit) dhe kjo i bën që të mërziten
  9. I dedikohemi akoma më shumë celularit apo pajisjeve të tjera teknologjike, duke u izoluar akoma më shumë nga njerëzit
  10. Jo pak herë ka gjasa që të shtohen incidentet nga pakujdesitë gjatë këtyre ditëve dhe kjo sigurisht përbën stres të shtuar.

Të fundit