Flash News

KRYESORE

10 urdhëresat e zyrës, kodi i veshjes të cilin duhet ta respektoni në detaje

10 urdhëresat e zyrës, kodi i veshjes të cilin duhet ta

Nëse çdo kompani ka një dress code të nënkuptuar, por që e jep gjithmonë të qartë mesazhin që duhet të transmetojë, atëhere do të ishte më e thjeshtë të të shmangeshin vështrimet ngrënëse të burrave rreth e rrotull dhe thashethemet e grave.  Ndaj është gjithmonë rasti për ta parë me sy kritik veshjen tënde të zyrës dhe të kujtosh se ky është rasti për t`u komunikuar të tjerëve seriozitet.

Harro minifundet, xhinset me belt ë shkurtër, bluzat transparente dhe dekoltetë. Në vendin e punës ligjin ë bën një tjetër kod veshjeje: ai i seriozitetit. Ja rregullat që duhen mësuar përmendësh:

  1. Bëj dush dhe përdor deodorant çdo ditë, pa harruar larjen e flokëve dhe të dhëmbëve, madje edhe të duarve.
  2. Vishu duke iu përshtatur gjithmonë moshës që tregon pasaporta.
  3. Grimi duhet të jetë i shndritshëm dhe natyral.
  4. Detajet duhet të pëshpëritin dhe jot ë ulërijnë. Përdor pak bizhuteri sa më pak të dukshme.
  5. Këmisha duhet të jetë e freskët, e hekurosur në mënyrë perfekte dhe kopsat të qepura mirë.
  6. Kërthiza e zbuluar është tregues i mungesës së seriozitetit, ashtu si xhinset e grisura, fundet e ngushta, që ngjiten pas kofshëve, tatuazhe dhe piercing që duken.
  7. Në asnjë mënyrë minifunde, pantollona të shkurtra, pantollona me bel të shkurtër, transparencë, dekolte… Meshkujt nuk ndihen komodë, kurse femrat e kanë rrugën e hapur për të bërë thashetheme sapo ti të largohesh.
  8. Është e ndaluar që të duken të brendshmet, rripat apo dantellat nga bluzat transparente.
  9. Këpucët duhet të jenë të pastra. Shapkat me gisht vishi vetëm në breg të detit; takat nuk duhet t`i kalojnë 7 centimetrat.
  10. Është e ndaluar që të mbahen syze dielli. Bashkëbiseduesi nuk do ta kuptojë se ku je duke parë. Është e ndaluar dhe që t`i vëndosësh në kokë në vend të rrethit.

Të fundit