Flash News

KRYESORE

10 vendet më të rrezikshme në Europë/ Dominon Ballkani, e përfshirë dhe Tirana

Para se të vizitoni një qytet duhet të siguroheni mirë që po shkoni në një vend që nuk është ‘problematik’ dhe ofron siguri. ‘Magical Planet’  ka publikuar një listë të vendeve më të rrezikshme në të gjithë Europen. Ajo që bie në sy është se në këtë listë janë të përfshira katër vende nga Ballkani, ku i përfshirë është dhe kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.  

 (10) Sofie, Bullgari

Edhe pse shumica në Sofia mund të jenë të sjellshëm dhe miqësorë me turistët, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në këtë qytet.

Ekziston një shans i madh për t`u vrarë në çdo cep të qytetit.

(9)Nottingham, Mbretëri e Bashkuar

Sa i përket turistëve, bëni shumë kujdes se ku e parkoni makinen në Nottingham. Arsyeja është se autoritetet do t'ju japin një biletë parkimi, disa minuta përpara se koha juaj e parkimit të skadojë.

(8)Limerick, Irlandë

Limerick është qyteti i tretë më i populluar i Irlandës, dhe sipas raporteve në të kaluarën një nga më të rrezikshmet.  Sot, policia ka banda të shumta nën kontroll, për shkak të legjislacionit anti-bandës dhe ata kanë ekipet SËAT që patrullojnë zonat e mbetura të disa bandave.

(7)Malmo, Suedi

Malmo është një qytet multikulturor. Keni parasysh se Malmo është një nga qytetet më të vogla në krahasim me qytetet e tjera suedeze dhe qëndroni larg periferisë.

(6)Beograd, Serbi

Beogradi është një nga qytetet më të bukura në botë por edhe i rrezikshëm gjithashtu. Kjo ndodh veçanerisht sepse  për shkak të mungesës së autoriteteve, të cilët nuk janë ndihmues në rast se ju do grabiteni, qoftë edhe nga një shofer taksije.

(5) Tirana, Shqipëri

Kryeqyteti i Shqipërisë konsiderohet si një nga qytetet më të rresikshme kryesisht për shkak të mafias shqiptare e cila njihet botërisht. Megjithatë, populli shqiptar në shumicen e rasteve është shumë miqësor me turistët, ata trajtohen njësoj dhe nuk provokohen.

(4) Napoli, Itali

Është e njohur gjerësisht se shumë qytete italiane, si Napoli p.sh, janë të mbushur me mafia. Madje Napoli konsiderohet si një ndër qytetet më të rrezikshme në Itali, e deri në Evropën Perendimore. Por thuhet po ashtu se njerëzit në këtë qytet janë të ngrohtë por mund edhe të hasni njerëz të vrazhdë dhe të pabesë.

(3) Sarajevë, Bosnje Hercegovinë

Kryeqyteti i Bosnje Hercegovines, Sarajeva, që është dhe qyteti më i mad hi Bosnjës është jjë qytet shumë i rrezikshëm.  Gkithashtu, është e vërtetë se mund të grabiteni shumë lehtë. Pra, nëse ju vizitoni qytetin, atëhere duhet të qëndroni në qendër të qytetit dhe të mos ecni nëpër periferi.(2) Glasgow, Mbretëri e Bashkuar

Glasgow është qyteti më i madh në Skotland dhe një nga vendet më të populluara në Mbretërinë e Bashkuar. Fatkeqësisht, ky qytet i bukur ka shumë grabitës, sidomos gjatë natës. Sigurisht nëse shmangni zonat e rrezikshme do të jeni të sigurtë.

(1) Moskë, Rusi

Ashtu si çdo qytet i madh që tërheq mijra turistë, në Moskë ka shumë ‘bravëndreqës’ në zonat turistike më të ngarkuara. Por, nëse nuk tërhiqni vëmendje dhe mbani portofolin tuaj në një vend të sigurtë, atëhere do të jeni mirë.

 

Të fundit