Flash News

KRYESORE

10 veshjet e burrave që mahnisin gratë

Faqja "Gentleman`s Gazette" ka bërë një shkrim se cilat janë 10 gjërat që veshin burrat dhe i mahnisin gratë.  Stafi i kësaj media kanë biseduar me një grup grash të arsimuara dhe të suksesshme për të përpiluar një listë përfundimtare.

Mos u habisni që tutat sportive nuk bëjnë pjesë në  listën e grave, sepse gratë si burrat duhet të veshin rroba që i bëjnë ata krenarë të qëndrojnë pranë jush.

Vishni rrobat më të mira

Stilet super të rastësishme rrallë do të lë përshtypje për gratë. Natyrisht, kjo nuk do të thotë që duhet të vishesh me një kostum ose një smoking çdo herë që shkon në mbrëmje. Në të njëjtën kohë, një këmishë me jakë gjithmonë do t'ju ofrojë një pamje më të lëmuar sesa të themi, një t-shirt.

Përqafoni ngjyrat dhe detajet në veshjen tuaj

Detajet bëjnë diferencën. Është shumë e rëndësishme që kryesisht ngjyrën e zezë, gri dhe kafe ta thyeni me ndonjë dekor në xhaketën tuaj. Një lule apo një shall do të ishte ideale.

Vishni rroba që përshtaten mirë

Kjo do të thotë që nuk duhet të vishni xhaketa apo pantallona super të mëdha. Vishni rroba që ju bine fiks.

Mos vishni gjithmonë të njëjtën gjë

Nuk mund ta ktheni veshjen tuaj të përditshme në uniformë: të njëjtën këmishë, të njëjtën xhaketë. Nëse nuk keni garderobe shumë të pasur, atëherë guxoni me kombinimet dhe mos u vishni me të njëjtën rrobë shpesh herë.

Kuptoni çfarë duket mirë tek ju, çfarë ju shkon

Nëse keni defekte në trup, kofshë më të shëndosha apo trup madh, apo shumë i dobët etj., duhet të dini të visheni për të mos nxjerrë në pah këto defekte. Gjëja e mirë për veshjet e përshtatshme është se ata fshehin papërsosmëritë tuaja dhe nxjerrin në pah gjërat që duken mirë për ju.

Po cilat janë 10 gjërat që femrat "vdesin" t`i shohin veshur tek ju

Këpucë lëkure prej vërteti

Këmishë me jakë

Pulovra që iu përshtaten

Kostumet

Xhaketat "casual"

Syze moderne

Kombinimi

Parfumi

Çantat e lëkurës

Diçka që ajo ka blerë për ty

Të fundit