Flash News

KRYESORE

100 ditët e ‘Rama 2’, mblidhet sot Asambleja e PS, çfarë ndryshimesh priten

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet ditën e sotme për të analizuar 100 ditët e para të qeverisjes nga kryeministri Edi Rama. Kjo është hera e parë që pas 2013-s, që analiza për qeverinë bëhet pa një aleat në koalicion.

Pritet që Sekretariatet Ekzekutive të kenë ndryshime në emërtime dhe funksione, por nuk raportohet për ndryshime thelbësore të emrave që i drejtojnë ato.

Nga fitorja në zgjedhjet e 25 qershorit dhe deri më sot, Bashkim Fino mban postin e Sekretarit për Organizimin Administrativ; Alfred Peza, postin e sekretarit për Organizimin Dixhital; Musa Ulqini atë të Sekretarit për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin; Elisa Spiropali, Sekretare për Rininë; Stefan Çipa, Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin; Blerina Gjylameti; Sekretare për Koordinimin Elektoral; Ilir Beqja është Koordinator Kombëtar për Programin.

Të fundit