Flash News

KRYESORE

“100 euro në dorë dhe kalon”, SHÇBA arreston dy efektivë policie në Shkodër

“100 euro në dorë dhe kalon”, SHÇBA arreston dy

Arrestohen dy efektivë policie në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër dhe tjetri në Shengjin. Shkak për arrestimin e  tyre është bërë akuza e “shpërdorimit të detyrës”, pasi me 100 euro në dorë ata lejonin të kalonin kufirin personat që  u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen.

“Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet dhe ndalohen 2 efektivët e Policisë Kufitare:

– Luan Xheka, me detyrë ndihmes kontollor PKKK Muriqan;

– Bardhok Preçi, Përgjegjës Turni, në Stacionin e Policisë Kufitare në Shëngjin.

Ata akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Gjykata kishte vendosur për ta “Arrest në burg”.

Hetimet kanë dokumentur se kundrejt pagesave që shkonin deri në 100 euro, këta punonjës policie duke shpërdoruar detyrën, lejonin kalimin në pikën kufitare të shtetasve shqiptarë që u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen, si dhe regjistronin e vulosnin fiktivisht pasaportat e shtetasve të ndryshëm për të evituar shkeljen e afatit të qëndrimit në zonën Shengen”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

 

Të fundit