Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
100 'kandidatët' e Beratit, arsyeja pse PD duhet të vendosë kritere të rrepta
nga Yzedin Hima
Ethet e zgjedhjeve parlamentare kanë mbërthyer sërish politikën në vend. Tani jemi pak muaj larg krijimit të parlamentit të ri. Në Shqipëri deputetët janë thirrur si baballarë të kombit. Ky përcaktim mbart te vetja respektin dhe shpresën e qytetarëve për të zgjedhurit, të cilët, sikurse babai i një familjeje kudeset për punët e familjes, do të kujdesen për mbrothësinë e kombit. Kanë kaluar tri dekada pluralizëm dhe parlamenti shqiptar ende nuk i ka formuar konturet e tij, si oda e grave dhe burrave që përfaqësojnë vlerat më të mira kombëtare dhe ato njerëzore në përgjithësi. Natyrisht, pa lënë mënjanë edhe vlerat politike në kuptimin më të mirë kësaj fjale.
Jo gjithmonë është lënë në duar të qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlamentin e Shqipërisë. Nëse do të ishte në duart e tyre zgjedhja, kurrsesi nuk do të uleshin në karriket e parlamentit qenie pa asnjë vlerë ose edhe persona me rrezikshmëri të madhe shoqërore, si trafikantë droge, trafikantë femrash deri edhe vrasës. Në vend të ‘baballarëve të kombit’ në karriket më të nderuara të vendit u ulën bastardët e kombit. Në çdo vend me tradita demokratike, një parlament me qënie të tilla brenda tij, qytetarët e atyre vendeve kurrsesi nuk do të lejonin që monstra të tilla të vendosnin për të sotmen dhe të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Një parlamenti ku janë ulur në numër të konsiderueshëm bastardët e kombit, qytetarët e tradhëtuar kanë të drejtën t’i vënë zjarrin.
Po pse gjatë tri dekadave pluralizëm nuk u arrit një standard i qëndrueshëm në formimin e një parlamenti dinjitoz? Ku qëndron problemi? Një nga shkaqet kryesore ka qenë se liderët politikë në Shqipëri më tepër i ka joshur mbajtja e pushtetit se sa krijimi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, aq të domosdoshëm për qytetarët shqiptarë, pas përjetimit të një diktature të egër diabolike. Gjithashtu, shpesh politika nuk ka shfrytëzuar te qytetarët shqiptarë ato vlera kombëtare dhe qytetare, aq të nevojshme për ndërtimin e demokracisë në vend, por janë mbështetur fort pikërisht në veset jo të pakta të qytetarëve të këtij vendi. Nën moton “Për punë të poshtra lipsen njerëz të poshtër”, politika te ne ka deformuar proceset demokratike, sidomos zgjedhjet. Diktatura në Shqipëri ka qenë dhunë e pandërprerë ndaj qytetarëve. Politika e sotme e së majtës, në mungesë të instrumentave të dhunës së diktaturës, në postdiktaturë e zëvendësoi dhunën e sigurimsave, sekretarëve të partisë, spiunëve me dhunën brutale të gangsterëve të lagjeve, qyteteve dhe krahinave.
Kam parë me dhimbje se si përfaqësuesi i një partie të madhe, me të gjitha pushtetet e mundshme mbi supe, i rrinte lepe peqe gangsterit, që për shkollë kishte nja dhjetë vjet burg për grabitje, si master kishte nja tri vrasje të paprovuara kurrë nga drejtësia, për doktoraturë kishte nja 15 tendera milionëshe në euro të fituara nga qeveria. Menjëherë në kokë ushton kambana e alarmit: duhet ikur urgjent nga ky vend i mallkuar i qeverisur në diktaturë nga kriminelët dhe në postdiktaturë nga horrat!
Një parlament me gra dhe burra me dinjitet nuk do ta lejonin një gjendje të tillë. Do t’ia fusnin këmbët në një këpucë kryeministrit dhe ministrave. Po ata pak parlamentarë, me një formim të mirë profesional, që ende gjenden në atë parlament qesharak, janë kthyer në kukulla të lidhura dhe komanduara me fijet e interesave të vogla personale. Partia Demokratike dha një kontribut të madh për dekriminalizimin e parlamentit dhe institucioneve të tjera. Ajo, si parti e djathtë duhet t’u prijë nismave për një parlament të fisëm, duke e nisur nga shembulli vetjak.
Në qytetin e Beratit ka nisur përzgjedhja e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Deri tani në seksionet e degës së partisë së kësaj partie janë propozuar mbi njëqind kandidatura për deputetë në parlamentin shqiptar nën siglën e PD-së. Kjo shifër të bën për të qeshur, por edhe të trishton. Nuk po hartohen lista për të marrë ndihmë ekonomike, por për kandidatura për në parlament. Ne jemi një shoqëri, që funksionon pa filtra, ndaj në vend të mjekut takojmë kasapin me diplomë mjeku, në vend të mësuesit takojmë bariun me diplomë të blerë etj. etj.
Edhe PD lipsej të vendoste kritere të rrepta për propozimet për kandidatet për deputetë. Besoj se njohja me këto kritere do ta shmangte anën qesharake të kësaj përzgjedhjeje. Natyrisht, PD e ka ekspertizën e duhur për të hartuar këto kritere dhe për t’i shpallur ato. Bie fjala, në Berat e djathta është përfaqësuar me dijetarin e shquar dhe patriotin Ferit Vokopola, me patriotin dhe personalitetin e mirëshkolluar Iliaz Vrioni, të dy nënshkrues të deklaratës së Pavarësisë. Nëse do të kërkohen të ngjajshmit e tyre, ose të përafërtit e tyre, ose ata më pranë tyre, mjaft “kandidatë” do të largoheshin të trembur. Nuk është e mundur të gjejmë figura të tilla, por të biem në banalitet duke propozuar emra që nuk i njeh as pallati ku banojnë, e bën procesin qesharak.
Po nga vjen kjo turrje drejt listave për kandidatë për deputetë?! Me sa duket parlamenti i sotëm me “deputetët” që zunë vendin e të ikurve ka nxitur të gjitha instiktet e këtij turravrapi. Të ulurit në karriget e lëna bosh vërtetuan thënien se dija ka fund, ndërsa injoranca është e pafundme. Kur mendoj se edhe vota ime ka qenë një ndër ato që i ka shpurë ato qenie të mjera në parlament, ndihem keq. Besoj se kështu duhet të ndihen edhe mjaft të tjerë, ndaj mendoj se përzgjedhja e kandidatëve për parlamentin shqiptar është tejet e rëndësishme. Koha e bastardëve të kombit mendoj se ka kaluar. Po edhe koha e yesmenëve dhe e atyre deputetëve që vetëm kanë teshtitur herë pas herë, pa folur dhe pa propozuar asgje në të mirë të qytetarëve që i kanë zgjedhur, ka shkuar.
Do të jetë gabim fatal dhe i pakorrigjueshëm nëse do të futen në lista deri edhe sharlatanë, sikurse ka ndodhur më parë, që e kanë zhvlerësuar votën e demokratëve të Beratit në mënyrë të hidhur. Refuzimi i tyre i heshtur me votë do të rrezikojë rotacionin aq të domosdoshëm për të ardhmen e vendit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38