Flash News

KRYESORE

100 mijë euro gjobë për një vonesë, Dortmundi s'e fal anglezin

100 mijë euro gjobë për një vonesë, Dortmundi s'e

Jadon Sancho është në telashe. Borussia Dortmund nuk ia ka falur një vonesë në grumbullim dhe për këtë arsye anglezi është gjobitur me 100 mijë euro. Një shifër e tillë është e padëgjuar në futboll, por gjermanët e kanë shumë seriozisht.

Kur Sancho nuk u grumbullua për ndeshjen e Bundesligës kundër Borussia Mönchengladbach, u shkrua se ky ishte thjesht një vendim teknik. Sidoqoftë, kjo nuk është e vërteta.

E vërteta është se Sancho u ndëshkua meqë ishte kthyer me vonesë nga kombëtarja. Të gjithë lojtarët janë të detyruar që të rikthehen në skuadër sipas rregullave. Sancho jo vetëm nuk e bëri, por as nuk njoftoi klubin paraprakisht për vonesën e tij.

Të fundit