Flash News

KRYESORE

1000 euro për procedurat e pronësisë, arrestohet juristi i Hipotekës në Shkodër, njëherësh këshilltari i bashkisë

1000 euro për procedurat e pronësisë, arrestohet juristi i

Katër persona janë arrestuar nga policia, mes tyre edhe juristi i Hipotekës në Shkodër.

Në pranga kanë rënë Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, njëherësh edhe këshilltar i PS në Bashkinë e Shkodrës.

Po ashtu, u arrestua Sokol Tirana i njohur si sekser mes juristit dhe dy personave Joan Zefi dhe Ndoc Tara, të cilët kanë paguar shumën prej 1000 euro nëpërmjet shtetasit Mirjan Bleta me detyrë jurist pranë ZVRPP, që të krijonte lehtësira për të përshpejtuar procedurat e marrjes së pronësisë së një objekti.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal, me datë 20.09.2018, janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të dyshuarit:

Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal;

Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;

Si dhe janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit:

Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;

Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Të fundit