Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shpëtim Idrizi ka hedhur, dje në Lushnjë, një propozim që ka kaluar pa ndonjë vëmendje specifike mediatike. Ideja e tij, partitë të dalin më vete në zgjedhje dhe aleancat të jenë paszgjedhore, dëshmon për parehatinë në radhët e aleatëve në qeverisje. Jo vetëm në lidhje me ndarjen e pushtetit të sotëm, por edhe në konfigurimin e një pushteti potencial të së nesërmes. Ideja nuk është e re dhe është artikuluar në qarqe mediatike pranë Ramës, por e thënë prej kreut të PDIU merr një 'pamje më politike'. "Oferta" që bëhet nga Idrizi e të tjerë, për daljen më vete, është një lloj 'hakërrimi' ndaj Metës dhe LSI. Tenton t'i thotë Metës "më vete bëhesh i parëndësishëm", duke e vënë edhe përballë një provokimi si i ai i daljes me PD në aleancë parazgjedhore i cili nuk i shërben asnjërës prej forcave. Në thelb, deklarata e Idrizit synon Metën dhe nuk është aspak vetëbesim se PDIU, e vetme në zgjedhje, do të mund të arrinte një rezultat i cili do ta bënte përcaktuese në përllogaritjet paszgjedhore. Ia vlen të kujtohet se, vetë Shpëtim Idrizi, nuk është produkt 'i vetes' apo 'mëvetësisë'. Ai ka hyrë në Parlament si deputet i listës së Partisë Demokratike.