Flash News

KRYESORE

11 minuta performancë 'perfekte të pastër', Pink kontribut të veçantë muzikës

11 minuta performancë 'perfekte të pastër', Pink
E veshur në stilin e saj të veçantë, me tantellë por dhe me xhaketë lëkurë. E nisi nga dhoma e zhveshjes për t`u futur në mënyrë spektakolare nga lart në skenën e "Brit Awards" me një fustan të  gjatë të kuq me fruda. Pink ka dhënë një performancë të mrekullueshme në ndarjen e çmimeve britanike për 11 minuta. Ajo këndoi disa nga këngët më të pëlqyera të saj duke dhënë një performncë perfekte të pastër dhe live. Këngëtarja gjithashtu mori çmimin për kontribut në muzikë. Performanca është pëlqyer në mënyrë absolute duke bërë të gjithë të pranishmit aty të kërcejnë e këndojnë bashkë me Pink. Kujtojmë se edhe Dua Lipa mbrëmë nga tapeti i kuq shprehu dëshirën për ta takuar idhullin e saj, Pink. Dhe Pink jo vetëm që është takuar me Duan, por ka postuar një foto me të në profilin e saj në Instagram duke e komplimentuar për talentin dhe duke shprehur kënaqësinë që ka takuar këngëtaren me origjinë shqiptare.
 
View this post on Instagram
 

This girl is the real fucking deal right here. I was so happy to meet her ⚡️ @dualipa

A post shared by P!NK (@pink) on

Të fundit