Flash News

KRYESORE

11 shtatori, ambasada amerikane në Tiranë publikon ‘simbolin e fuqishëm të mbijetesës’

Sot mbushën plot 17 vjet nga tragjedia që tronditi jo vetëm Amerikën, por mbarë planetin. Sulmi në kullat binjake shkaktoi rreth 3 mijë viktima e mijëra të tjera të plagosur.

Në përkujtim të kësaj dite, ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një foto në rrjetet sociale, si simbolin e qëndresës dhe mbijetesës.

“Ky flamur amerikan i dëmtuar rëndë u gjet nga një punëtor shpëtimi në Qendrën Tregtare Botërore. I ngritur nga gërmadhat e Qendrës Tregtare Botërore dhe i varur në Pentagonin e dëmtuar, flamuri u kthye në një simbol të fuqishëm patriotizmi, mbijetese dhe qëndrese. Muzeumi Kombëtar i Historisë Amerikane ka një koleksion me objekte të lidhura me viktimat, të mbijetuarit dhe heronjtë e 11 shtatorit, 2011. Shumë prej këtyre objekteve, dhe historitë pas tyre, mund të shihen në ekspozitën online “11 shtatori: Dëshmi e Historisë””, shkruan ambasada.

Të fundit