Flash News

KRYESORE

11 vjedhje brenda muajit, arrestohet një 21 vjeçar në Durrës

11 vjedhje brenda muajit, arrestohet një 21 vjeçar në

Policia e Durrësit ka arrestuar një 21-vjeçar me akuzat se ka kryer plot 11  vjedhje gjatë korrikut. Edhe një tjetër person është proceduar në gjendje të lirë, një 17-vjeçar i identifikuar me inicialet E.Xh.

Ndërkohë, 21-vjeçari A.D., banues në Durrës, rezulton se është  i dënuar më parë për vjedhje.

Policia sqaron se dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2020, në lagjen nr.3, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin e shtetasit A.N., ku kanë marë 10.000 lekë.

‘Gjatë këtij muaji në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit,ata  kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht në lokale dhe një dyqan të një kompanie celulare, ku kanë marrë sasi të konsiderueshme parash, aparate celular e sende të tjera, vjedhje këto të dokumentuara me prova filmike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një thikë, një levë hekuri dhe një maskë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

Të fundit