Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Sot Kosova feston 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Për këtë ditë janë parashikuar aktivitete të ndryshme, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit.
Mediat vendase shkruajnë se aktivitetet nisin që në 08.00 të mëngjesit me mbledhjen e qeverisë.
Më pas pritet të ngrihet në mënyrë solemne flamuri, ku do të marrë pjesë Presidenti Thaci, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Tre liderët do të vendosin kurora me lule në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.
Në ora 10:45, Kuvendi do të mbajë seancë solemne për nder të kësaj ditë, ndërsa në ora 12:20, Trupat e FSK-së do të parakalojnë prej sheshit “Nënë Tereza” deri të sheshi “Ibrahim Rugova”.
Për të festuar këtë ditë, edhe një delegacion i huaj do të jetë në Kosovë.
Kështu, Kryeministri Haradinaj do të pres në ora 15:00 një delegacion 17-anëtarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Senatori James Inhofe.
Ndërsa, në mbrëmje, përkatësisht ora 18:30 bëhet ndezja e organizuara e fishekzjarrëve në sheshin “Zahir Pajaziti”.