Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
11-vjetori i Pavarësisë, media në Kosovë: Rama i paedukatë; në parlament e zuri gjumi
Kryeministri Rama ishte sot në Prishtinë me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Përveç incidentit që pari me kryeministrin Ramush Haradinaj, teksa ky i fundit refuzoi ta përshëndeste, mediat e atjeshme kanë kritikuar edhe sjelljen e tij gjate parakalimit të Forcave të Armatosura dhe në parlament.
Një ndër gazetat me të rëndësishme, ‘Zëri’ shkruan se Rama u pa gjatë gjithë kohës duke komunikuar në telefon, çka reflekton mungesë respekti për koleget. Po ashtu, shton se në një moment kryeministrin e Shqipërisë e zuri gjumi ne parlamentin e vendit.
“Qëndroi shumë gjatë në telefon, e nuk i dha dorën asnjë lideri të shtetit, madje biseda e tij telefonike ishte aq e gjatë sa nuk i mbaroi gjerë në fillim të parakalimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Përveç kësaj, sikur të pa vlerë Edi Rama e pa sot edhe seancën e Kuvendit të Kosovës në 11- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku kryeministri i Shqipërisë bëri një gjumë të thellë, derisa ne Kuvend flitej per çështjet e fundit me të rëndësishmet për vendin tonë”, raporton gazeta ‘Zëri’ ne nje artikull me titullin: "Edi Rama në stil të Berluskonit, qytetarët e Kosovës i dërgojnë ‘selame’!".
https://www.facebook.com/GazetaZeri/videos/1373203242817567/